Flash

Benfica, Schmidt akuzon Chelsea: "Mungesë respekti, nuk mund ta pranoj atë që janë duke bërë"

Lapsi.al 5 January 2023
Benfica, Schmidt akuzon Chelsea: "Mungesë respekti, nuk mund ta pranoj
Rritet tensioni mes Chelsea dhe Benfica për transferimin e mundshëm në Londër të Enzo Fernandez. Për këtë çështje ka ndërhyrë trajneri i luzitanëve, Roger Schmidt. Në një konference për shtyp ai nuk i ka kursyer shigjetimet ndaj Blues: “Është një klub që kërkon një nga lojtarët tanë dhe e di që ne nuk duam ta shesim - ishin fjalët e tij -. Ata e dinë se mënyra e vetme për ta marrë është të paguajnë klauzolën. Por kjo që ata po bëjnë është mungesë respekti për të gjithë ne. Nuk mund ta pranoj. Ata po e çmendin lojtarin duke bërë sikur mund ta paguajnë klauzolën. Pastaj thonë se duan të negociojnë. Nuk është kjo mënyra që flitet mes klubeve." Ditët e fundit dolën zëra se Chelsea ishte gati të paguante plotësisht klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh. Investim që duhet për të sjellë mesfushorin kampion bote në Premier League, vetëm 6 muaj pas ardhjes së tij në Europë. Marrëveshja mes Blues dhe lojtarit argjentinas dukej e përfunduar, aq sa u fol për valixhet gati dhe shokët të përshëndetur. Sipas mediave të ndryshme portugeze, megjithatë, oferta e parë reale e hedhur në letër nga londinezët ishte rreth 80 milionë euro. Natyrisht e refuzuar menjëherë nga Rui Costa, i cili pagoi 10 milionë plus 8 bonuse verën e kaluar për ta rrëmbyer nga River Plate. Tani marrëveshja rrezikon të shpërbëhet përfundimisht. Edhe për shkak se marrëdhëniet midis dy shoqërive janë bërë veçanërisht të ashpra. Sidoqoftë, çdo diskutim mund të shtyhet për në qershor.

BLUES NGUSHËLLOHEN: ZYRTARE BADIASHILE

Nëse dera për Fernandez rrezikon të mbyllet përgjithmonë, te Chelsea mund të ngushëllohen me blerjen e Benoit Badiashile. Mbrojtësi i lindur në vitin 2001 mbërrin zyrtarisht nën urdhërat e Potter dhe firmos një kontratë deri në vitin 2030. Rreth 40 milionë euro shkojnë për Monaco.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI