Flash

Nga sektori i ultrasve lacialë britma raciste kundër Umtiti e Banda: ndërhyn edhe Infantino

Lapsi.al 5 January 2023
Nga sektori i ultrasve lacialë britma raciste kundër Umtiti e Banda:
Në Via del Mare në Lecce ka ndodhur një episod i turpshëm gjatë ndeshjes kundër Lazio. Në minutën e 67 arbitri Marinelli ndërpreu ndeshjen për rreth dy minuta për shkak të britmave raciste që vinin nga sektori mik, i pushtuar nga tifozët e Lazio. Në fakt, që në pjesën e parë të ndeshjes në shënjestër ishte vënë Banda. Pastaj, në pjesën e dytë, 'objektivi' u bë Umtiti. Pas rikthimit në fushë vazhdoi rregullisht, me folësin e Via del Mare të detyruar të bënte një njoftim për atë që ndodhi. Mbështetësit verdhekuq u përgjigjën duke brohoritur emrin e Umtiti, i cili mori një ovacion të fortë pas kthimit të tij në dhomat e zhveshjes.

BARONI: "BRITMAT TË FUNDOSIN"

"Ne jemi krenarë që kemi lojtarë si Banda dhe Umtiti në grupin tonë. Ata janë gjëra (britmat raciste ed.) që i heqin hapësirën shfaqjes dhe na fundosin të gjithë ne që jemi në fushë duke punuar". Kështu është shprehur për mikrofonat e Sky, trajneri i Lecce, Marco Baroni, që komentoi atë që ndodhi në stadiumin Via del Mare.

TWEET I LECCE

SOLIDARITETI I INFANTINO

"Solidaritet për Samuel Umtiti dhe Lameck Banda. Thërrasim me zë të lartë JO RACIZMIT!. Le të ngrihen në këmbë shumica dërrmuese e tifozëve, të cilët janë njerëz të mire. T'i heshtin të gjithë racistët njëherë e përgjithmonë!". Përmes Instagram, ku ka postuar edhe një foto të Umtiti me fanellën e Lecce, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka komentuar atë që ndodhi në stadiumin Via del Mare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI