Flash

Putin: Jemi të hapur për bisedime me Ukrainën

Lapsi.al 5 January 2023
Putin: Jemi të hapur për bisedime me Ukrainën

Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin patën një bisedë telefonike ndërsa fokusi ishte tek Ukraina dhe çështjet e energjisë. Kremlini njoftoi se Putin i tha homologut turk se Rusia është e hapur për dialog për Ukrainën por duhet të pranojë humbjen e territorit të pretenduar nga Rusia.

“Vladimir Putin riafirmoi se Rusia është e hapur për një dialog serioz, me kusht që autoritetet në Kiev të përmbushin kërkesat e njohura dhe të deklaruara vazhdimisht dhe të marrin parasysh realitetet e reja territoriale”, tha në një deklaratë Kremlini.

Putin gjithashtu “pranoi rolin shkatërrues të Perëndimit, duke dërguar armë në Kiev, duke ofruar informacion dhe udhëzime,” tha Kremlini. Nga ana tjetër, Erdogan tha se përpjekjet për të arritur paqen në luftën Rusi-Ukrainë duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm.

“Presidenti Erdogan deklaroi se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një vizion për një zgjidhje të drejtë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Erdogan i kujtoi Putinit rezultatet pozitive të marrëveshjes për korridorin e grurit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI