Flash

Rusia kërkesë Serbisë: Shmangni konferencat ndërkombëtare pa praninë tonë

Lapsi.al 5 January 2023
Rusia kërkesë Serbisë: Shmangni konferencat

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan Kharchenko, i kërkuar Serbisë që të mos marrë pjesë në ndonjë konferencë ndërkombëtare, në të cilën s’do të jetë e pranishme Federata Ruse, raporton “N1”.

Sipas kësaj media serbe Kharchenko në fund të dhjetorit i ka thënë ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç se kjo vlen për Samitin për Demokraci, Këshillin e Komunitetit Politik Evropian dhe disa aktivitete të tjera, në të cilat në fokus do të jetë Rusia.

Kharchenko po ashtu ka thënë se SHBA do të kërkojë përjashtimin e saj nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, nën të njëjtin parim siç ishte përjashtuar Jugosllavia më 1992.

Në të njëjtin kontekst, ambasadori i Rusisë ka diskutuar me Daçiç edhe për “përpjekjet për të formuar Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ukrainë”.

Po ashtu Harchenko ia ka bërë me dije Daçiçit se Moska është në dijeni për takimin e Ministrisë së Energjisë së Serbisë me ambasadorin e Ukrainës, ku është diskutuar për ta ndihmuar sistemin energjetik.

Nga ana e tij, Daçiç ka thënë se Serbia do t’i marrë në konsideratë në frymën e marrëdhënieve miqësore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI