Flash

Vdekjet në rrugën e Arbërit/ Rama-Balluku e inauguruan pa përfunduar

Lapsi.al 5 January 2023
Vdekjet në rrugën e Arbërit/ Rama-Balluku e inauguruan pa

Aksidenti me tre të vdekur që ndodhi natën e së mërkurës në Rrugën e Arbërit është i fundit në një serie përplasjesh me pasoja humbjen e jetëve të njerëzve. Natën e vitit të ri, në të njëjtën rrugë kishte humbur jetën një person tjetër, për shkak të kushteve të këqia në të cilat është lënë rruga.

Që kur u hap, thuajse një vit më parë udhëtimi në rrugën e Arbërit u shoqërua me paralajmërimin për të pasur kujdes, sepse rruga nuk kishte përfunduar.

Nën trysninë e premtimeve të pambajtura për banorët e zonës dhe nën peshën e mbi 300 milion euro investime në këtë rrugë, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infranstrukturës Belinda Balluku e hapën qarkullimin me pompozitet, nën zhurmën e daulleve dhe tupanave, në 29 Nëntor të vitit 2021. Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=FkKJn0aDcYE&ab_channel=EdiRama

Por që kur u hap, drejtuesve të mjeteve iu kërkua kujdes. U tha se tuneli i Murrizit nuk ishte funksional dhe se për kalimin në anën tjetër do të përdorej një by-pass. U paralajmërua prania e policëve përgjatë segmentit, ndërsa kur nisi bora e parë, rruga u mbyll.

Fatkeqësisht ende sot, mungojnë mbikalimet apo nënkalimet, mungon ndriçimi në rrugë dhe shpesh edhe tabelat në një zonë që mbulohet shpesh nga mjegulla. Aksidentet nuk janë ndaluar që nga inaugurimi i kreut të qeverisë Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku.

[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Video-pas-aksidentit-ku-humben-jeten-tre-persona.mp4"][/video]

Tre personat që ndërruan jetë natën e kaluar në aksin Fushë Bulqizë-Shupënzë ishin anëtarë të familjes Istrefi, dy prej të cilëve vëllezër.

Mjeti ku ishin familja Istrefi doli nga rruga dytësore, por tentativa e menjëhershme që ajo bën për t’u futur në rrugën nacionale, i pret rrugën makinës tjetër tip “Benz” me targa angleze që vinte me shpejtësi.

Përplasja qe aq e fortë sa të dyja makinat janë zhvendosur për afro 100 metra nga vendi i goditjes dhe për pasojë njëra prej tyre është ndarë në dy pjesë.

Për pasojë nga përplasja gjetën vdekjen e menjëhershme, dy vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, ndërsa rrugës për në spital dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, Lulzime Istrefi.

Një ditë më pas, në rrugën e Arbërit lëvizet plot frikë, jo vetëm për shkak të aksidentit të rëndë, por edhe nga mjegulla e dendur në atë zonë.

“Po të kishte mbikalim dhe nënkalim, nuk do të kishte kaq aksidente. Për katër ditë, katër persona. Sinjalistika, ndricimi, të gjitha mungojnë. Firma veç ka marrë lekët e ka mashtru popullin. Rruga është skandal komplet. Nuk ka sinjalistika. Edhe koha është e keqe këtu që ka vranësira, mjegull dhe nuk ka as sinjalistikë asgjë” tha një prej udhëtarëve të kësaj rruge sit për News24. Të tjerë vinin në dukje të njëjtën gjë.

https://lapsi.al/2021/11/29/rama-e-inauguroi-me-daulle-bllokohet-qe-diten-e-pare-rruga-e-arberit-video/

“Duhet të mbyllet rruga patjetër. Këta janë vrasës, nuk dinë as të drejtojnë rrugë asgjë. Këta janë vrasës. Nuk ka as mbikalim, as sinjalistikë, asgjë. Kanë bërë rrugën e vrasjes, jo rrugën e Arbërit. Nuk duhet të hapet rruga pa u mbaru. Nuk e di a merret qeveria. Kjo ësh rrugë vrasje. Këtu është mjegull 24 orë kur vjen shtatori. Nuk sheh as dy metra para” tha një tjetër.

“Kjo është rrugë shumë e rrezikshme për banorët e zonës. Si për Gjoricën, si për të tjerët. është bërë si gropë varri, se nuk ka sinjalistikë” tha një tjetër drejtues mjeti./Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/12/02/reportazhi-i-birn-rruga-e-arberit-hapet-me-shume-buje-dhe-akoma-me-me-shume-arna/

Të këshilluara

Lamtumirë "Magjistari i Topit" Pele

Pas Diego Maradonës largohet një tjetër legjendë. Futbolli loton për mbretin e tij: O Rey Pele. Lojtari i vetëm që ka fituar tre kampionate botërore do ta shohë...

20:32

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI