Flash

Ndjekje me makinë si në filma, ish-sulmuesi i Celtic ndalet nga policia: Stokes akuzohet për zotërim kokaine

Lapsi.al 7 January 2023
Ndjekje me makinë si në filma, ish-sulmuesi i Celtic ndalet nga

Një periudhë e vështirë për Anthony Stokes. Sulmuesi 34-vjeçar, i cili në karrierën e tij ka veshur më parë edhe fanellat e Celtic, Hibernian dhe Adana Demirspor, u ndalua nga një patrullë policia. Ngjarja ndodhi pasi Stokes tentoi të arratisej me makinë. Kur u ndalua, në makinë u konstatua prania e drogës dhe një shumë e konsiderueshme parash, që mund të vinin nga të ardhurat e kësaj të fundit.

Megjithatë, është pezull një proces në gjykatë, që mund të komplikojë situatën e tij. Ai akuzohet edhe për drejtim të rrezikshëm të automjetit. Futbollisti, pasi u ndalua për një kontroll, është arratisur dhe kështu nisi ndjekja me makinë. E gjithë kjo ka ndodhur në zonën Crumlin, një lagje e Dublinit.

Stokes, i cili kërkohet në Skoci pasi nuk u paraqit në një seancë dëgjimore në Gjykatë, u ndalua nga policia irlandeze pas incidentit të dyshuar në Crumlin, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Policia evidentoi se automjeti po lëvizte në mënyrë të rrezikshme dhe pasi e ndoqi e ndaloi për kontroll. Në timon ishte Stokes, ndërsa edhe një burrë tjetër, rreth të 30-ave, ishte gjithashtu në automjet. Të dy burrat u arrestuan dhe u ndaluan në Crumlin Garda Station gjatë natës.

Gjatë kontrollit të automjetit u zbulua një sasi droge me vlerë rreth 4,500 euro (4,000 £). Të dy personat u morën në pyetje përpara se të akuzoheshin në lidhje me incidentin e rrezikshëm të drejtimit. Ata më pas u liruan nga stacioni dhe ende nuk i është dhënë një datë zyrtare për t'u paraqitur në gjykatë në lidhje me akuzën. Në një deklaratë ekskluzive për The Irish Mirror, Policia konfirmoi arrestimin dhe akuzën për dy personat. Si dhe zbulimin e një sasie lënde që besohet se është drogë, e cila është dërguar për analiza.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI