Flash

Një Europian e një Botëror akoma me Francën: zyrtar rinovimi i Deschamps deri në 2026

Lapsi.al 7 January 2023
Një Europian e një Botëror akoma me Francën: zyrtar rinovimi
Tashmë është zyrtare: Didier Deschamps ka zgjatur kontratën me Francën dhe do të qëndrojë trajner i kombëtares deri në vitin 2026. Kjo është bërë e ditur nga Federata Franceze e Futbollit. Bashkë me teknikun nënkampion bote në fuqi, do të jetë edhe asistenti Stéphan, trajneri i portierëve Raviot dhe përgatitësi atletik Moine. Shuhet ëndrra e Zinedine Zidane për t'u ulur në stolin e Les Bleus. Në Euro 2024 dhe deri në Botërorin amerikan, ish-mesfushori do të vazhdojë të udhëheqë Mbappé dhe shokët e tij. Lexo më tej:Franca konfirmon Deschamps: për Zidane tani zgjedhja e parë është Juventus

KOMUNIKATA E FEDERATËS FRANCEZE

“Federata Franceze e Futbollit dhe presidenti i saj, Noel Le Graet, janë të kënaqur të njoftojnë zgjatjen e kontratës së Didier Deschamps në krye të skuadrës franceze deri në qershor 2026. I emëruar më 9 korrik 2012, Didier Deschamps ka një rekord të jashtëzakonshëm në krye të Kombëtares me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje. Me 279 gola të shënuar dhe 119 të pësuar. Nën drejtimin e tij, skuadra franceze fitoi Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë të Kupës së Botës 2022. Aktualisht është në vendin e 3-të në renditjen e FIFA-s, ku ka qenë vazhdimisht i pranishëm në katër të parët gjatë pesë viteve të fundit. Gjithashtu Guy Stéphan, asistent i Didier Deschamps, Franck Raviot, trajner i portierëve dhe Cyril Moine, trajner atletik, do të vazhdojë misionin e tyre në kombëtaren franceze”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI