Flash

Arbitrat shqiptarë në ndeshje ndërkombëtare edhe në VAR: ja për kë kanë shkuar stemat e FIFA-s për vitin 2023

Lapsi.al 8 January 2023
Arbitrat shqiptarë në ndeshje ndërkombëtare edhe në

Pas përfundimit të seminareve teorike e fizike me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit ‘Abissnet Superiore’, Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka organizuar ceremoninë e ndarjes së stemave të FIFA-s për gjyqtarët meshkuj e femra për vitin 2023. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin veç arbitrave e asistentëve edhe Presidenti i BASHF-së, Tahir Kastrati. Nuk mungoi edhe prezenca e instruktorit të UEFA-s, Costa Kapitanis.

Tre emra të rinj nga arbitrimi shqiptar janë pajisur me stemën e FIFA-s. Në fakt, Enea Jorgji e Juxhin Xhaja janë të pajisur prej vitesh me stemën e FIFA-s si arbitra kryesorë. Por këtë herë ata kanë edhe stemën e FIFA-s si Video Match Official (VAR). Dy emrave të rëndësishëm të arbitrimit shqiptar i është shtuar edhe emri i arbitrit Kreshnik Bajramaj.

Gjithashtu, Sektori i Arbitrimit në FSHF, bazuar edhe në performancën e arbitrave shqiptarë gjatë këtij sezoni futbollistik, ka ndarë dy çmime të tjera. Bëhet fjalë për arbitrin dhe asistentin e perspektivës për sezonin futbollistik 2021-2022. Florian Lata u përzgjodh si arbitër i perspektivës ndërsa Xhulio Mani u vlerësua si asistent i perspektivës.

ARBITRAT QË KANË MARRË STEMËN E FIFA-s

Kryesorë

Enea Jorgji, Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti, Emanuela Rusta, Mirela Çemeri

Asistentë

Denis Rexha, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ilir Tartaraj, Koleta Prenga, Erinda Kume, Mirjeta Salla,

Edjena Kapxhiu

Video Match Official (VAR)

Enea Jorgji, Juxhin Xhaja, Kreshnik Bajramaj

Arbitër i Futsall

Arlind Subashi

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI