Flash

Video/ Milan po gëzonte fitoren, Roma e barazon në tre minutat e fundit: kuqezinjtë e Pioli tani -7 nga kreu

Lapsi.al 8 January 2023
Video/ Milan po gëzonte fitoren, Roma e barazon në tre minutat e

Milan bllokohet 2-2 nga Roma, në një ndeshje që dukej e fituar. Në sfidën e mbrëmjes për javën e 17 të Serie A, kuqezinjtë e Piolit pësuan rikthimin e dyfishtë të verdhekuqve në fund të ndeshjes. Pasi udhëhoqën 2-0, pa vuajtur, për 87 minuta, katrastrofa erdhi mes të 87' e 94'. Ndeshja u zhbllokua nga Kalulu në minutën e 30, në zhvillimin e një goditje këndi. Dyfishimi mban firmën e Pobega në minutën e 77, me një kundërsulm që u duk se mbylli llogaritë në fushë. Në minutën e 87', megjithatë, Ibanez ringjalli Romën me një goditje me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi. Barazimi erdhi në minutën e 94' me devijimin e Abraham nga fare pranë. Milani arrin Juventus në vendin e dytë, por qendron -7 nga Napoli.

Lexo më tej: Video/ Dy penallti në favor e një karton i kuq për Sampdorian: Napoli kalon 0-2 në Genoa

E bujshme ajo që ndodhi në San Siro. Milan barazoi 2-2 kundër Romës dhe rrëshqet shtatë pikë larg nga Napoli. Pioli arrin Juventus në vendin e dytë, në një kampionat që duket i komplikuar. Kuqezinjtë kaluan në avantazh me Kalulu në minutën e 30. Lojtari goditi me kokë duke shfrytëzuar edhe një pasigurinë e një Rui Patricio më shumë se fajtor. Milan u duk në kontroll dhe dyfishoi me Pobega në pjesën e dytë. Gjërat në fund ndryshuar atëherë kur nuk mendohej.

SFIDA TITULL JAVËN E ARDHSHME

Roma shfrytëzoi pikën e saj të fortë, goditjet standarde, për të shënuar dy gola. Fillimisht Ibanez mposhti Tatarusanun me kokë. Pastaj, në minutën e 94' portieri rumun ishte vendimtar në goditjen e Matic, por nuk mund të bënte asgjë në tentativën e dytë të Abraham. Vendimtare tani do të jetë sfida e javës së ardhshme mes Napolit e Juventus, nga e cila mund të përfitojnë përsëri kuqezinjtë, për të ngushtuar distancën me vendin e parë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI