Flash

Video/ Shikoni ndërhyrjen e frikshme të Bailly në Hyeres-Marseille: kundërshtari është në terapi intensive

Lapsi.al 8 January 2023
Video/ Shikoni ndërhyrjen e frikshme të Bailly në
Episod i shëmtuar në ndeshjen mes Hyeres dhe Olympique Marseille, në 1/16 e Kupës së Francës. Në minutën e pesëmbëdhjetë, mbrojtësi i Marseille, Eric Bailly bëri një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj një kundërshtari. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ndërhyri me këmbën lart ndaj 26-vjeçarit Almike Moussa N'Diaye, duke e dëmtuar keq mesfushorin. Ligue 1 është në pauzë dhe në Francë luhet Kupa Kombëtare. Një turne në të cilin në shumë raste ndodh të luhen sfida mes skuadrave të mëdha të elitës dhe klubeve të vogla provinciale. E në Hyeres, një qytet me rreth 50,000 banorë në rivierën franceze, kishte shumë pritshmëri për ndeshjen. Vendasit që luajnë në divizionin e katërt francez kanë sfiduar gjigantët e Olympique Marseille. Një ndeshje me një parashikim thuajse të qartë, që megjithatë u karakterizua nga një episod i keq. Ai ku mbrojtësi Eric Bailly ndërhyri në mënyrë të tmerrshme ndaj mesfushorit fatkeq të vendasve Moussa N'Diaye.

N’DIAYE NË SPITAL

Qendërmbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, i huazuar te Marseille nga Manchester United, u parapri dukshëm nga kundërshtari. Kështu, ai ngriti në mënyrë të ekzagjeruar këmbën në një përpjekje për të kapur topin. Megjithatë, në vend të topit, Bailly goditi me forcë në gjoks N'Diaye, i cili u rrëzua në tokë. Arbitri ka nxjerrë menjëherë kartonin e kuq, me Marseille me 10 lojtarë. Mesfushori i Hyeres, pas 5 minutash ndërhyrje mjekësore, është larguar me barelë nga fusha. L'Equipe më pas shkroi se N'Diaye u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv si masë paraprake. Ndeshja gjithësesi përfundoi 2-0 në favor të skuadrës së Tudor.

VIDEO E NDËRHYRJES SË FRIKSHME

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI