Flash

Sinkronizim i punës, për të nisur projektin: ja lëvizja e parë e Sylvinho, takim me trajnerët e kombëtareve të moshave

Lapsi.al 10 January 2023
Sinkronizim i punës, për të nisur projektin: ja lëvizja e

Mori detyrën një ditë më parë, menjëherë në punë. Trajneri i ri i kuqezinjve Sylvinho, ka bërë lëvizjen e parë, në tentativë për të koordinuar strategjitë. Braziliani së bashku me dy ndihmës-trajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior kanë zhvilluar një takim, me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.

Në këtë takim ishin të pranishëm trajneri i Kombëtares së vajzave, Armir Grima, trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, trajneri i Kombëtares U-19, Armando Cungu, trajneri i Kombëtares U-18, Ardi Behari, trajneri i Kombëtares U-17, Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares U-16, Agron Kërçova, trajneri i Kombëtares U-15, Armand Damo, trajneri i Kombëtares U-19 për vajza, Kreshnik Krepi, trajneri i Kombëtares U-17, për vajza, Agustin Kola si edhe drejtori i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta dhe menaxheri Denis Lilo.

STRATEGJIA E TEKNIKUT SYLVINHO

Pas prezantimit, trajneri Sylvinho u shpreh optimist për këtë bashkëpunim të ri. Braziliani shfaqi entuziazmin e tij për këtë aventurë të re me Shqipërinë. 48 vjeçari theksoi se bashkëpunimi mes trajnerëve të ekipeve kombëtare të moshave dhe Kombëtares A do të jetë shumë i ngushtë. Kjo si një mënyrë për të përgatitur dhe afirmuar sa më shumë lojtarë të talentuar.

Lexo më tej: Video/ “Mirë se vjen Sylvinho”: nga aeroporti në “Shtëpinë e futbollit”, FSHF i tregon brazilianit mikpritjen shqiptare

Gjithashtu, Sylvinho u njoh edhe me mënyrën e organizimit të gjithë ekipeve të të moshave. Si dhe për programin apo metodologjitë stërvitore që ato aplikojnë gjatë vitit. Tekniku mori informacion edhe për mënyrën se si monitorohen elementët e spikatur, të cilët aktivizohen veçanërisht jashtë vendit.

Trajneri i Kombëtares theksoi se qëllimi i përbashkët është i njëjtë: për të afirmuar sa më shumë futbollistë të rinj. Natyrisht, edhe për të marrë sa më shumë rezultate pozitive me të gjitha ekipet kombëtare të moshave. Takime të ngjashme do të jenë periodike, në një kohë që stafi i ri teknik përgatitet për nisjen e eliminatoreve të Europianit Gjermani 2024 në muajin mars.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI