Flash

Tevez dhe prapaskena me Messi: “Nuk e telefonova pas fitores së Kupës së Botës”

Lapsi.al 10 January 2023
Tevez dhe prapaskena me Messi: “Nuk e telefonova pas fitores së

Intervistë interesante ajo e dhënë nga Carlos Tevez për Radio Mitre dhe publikuar nga Marca. Disa tema delikate të prekura nga Apache, por mbi të gjitha bën zhurmë marrëdhënia e tij aktuale me botën e futbollit. Tevez ka evituar, ndërkohë, me shpejtësinë e driblimeve të dikurshme edhe raportin e tij me yllin e Argjentinës Lionel Messi.

“Nuk e kam ndjekur nga afër Botërorin, por e kam parë shumë Francën. Ishte një ekip që më pëlqente”, ka thënë ish-sulmuesi. "A kam folur me Lionel Messi pas fitores së Kupës së Botës? Jo, nuk i kam shkruar, sepse telefoni i tij duhet të ketë fluturuar në ajër dhe shpërthyer pas suksesit. Më gëzon shumë që fëmijët e mi festuan golat e tij".

Lexo më tej: Mes Juventus e Di Marias, ndërhyn… Tevez: “Do të doja të vinte. Do ta telefonoj”

Një pasazh i përgjithshëm edhe në nivel personal: "Nëse më mungon Boca? Jo, nuk më mungon Boca, por as futbolli nuk më mungon. Më ka rraskapitur". E në lidhje me të ardhmen: "Pas largimit nga Rosario Central, skuadra të tjera si Independiente më thirrën, por më duhet kohë. Më pëlqen të stërvis, por tani shijoj disa momente me familjen time dhe dashurinë e njerëzve", përfundoi Tevez.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI