Flash

Video/ "Mirë se vjen Sylvinho": nga aeroporti në "Shtëpinë e futbollit", FSHF i tregon brazilianit mikpritjen shqiptare

Lapsi.al 10 January 2023
Video/ "Mirë se vjen Sylvinho": nga aeroporti në

Sylvio Mendes Campos Júnior është prezantuar tani si trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë. Braziliani ka nënshkruar një kontratë 18 mujore me FSHF, deri në Euro 2024. Natyrisht kohëzgjatja e kontratës lidhet edhe me objektivin e përcaktuar për të dhe stafin e tij teknik. Bashkë me Sylvinho, si njihet braziliani, janë prezantuar edhe asistentët e tij Pablo Zabaleta dhe Doriva Guidoni Junior. E tani një video e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka rrëfyer ditën e parë të brazilianit në Tiranë.

Lexo më tej: Video/ “Luhet me gjak e zemër, pastaj me skema”: Sylvinho prezantohet me synim kualifikimin në Euro 2024

Një rrugëtim nga aeroporti në kompleksin e kombëtares në Durrës, për të mbërritur te Shtëpia e Futbollit. E kështu, braziliani ka patur impaktin e parë me mikpritjen shqiptare. "Ne kemi shumë dëshirë që të bëjmë mirë, të sjellim rezultate pozitive, që ta çojmë Kombëtaren shqiptare në vendin e duhur. Për këtë arsye jemi këtu. Edhe kur takova Presidentin, këtë pashë tek ai. Dhe mendoj që edhe ai pa tek ne urinë dhe dëshirën për të sjellë rezultate pozitive. Dështirën për të bërë mirë dhe për t’i dhënë këtij projekti vazhdimësi. FSHF më bindi që të marr përsipër këtë punë dhe jemi të kënaqur. E besoj se do bëjmë një punë të mirë”, – tha trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

https://youtu.be/0VuxKWiWI7Q

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI