Flash

Ç’ndodhi pas kuintave/ Enkelejdi, Beu butaforik i PD

Lapsi.al 11 January 2023
Ç’ndodhi pas kuintave/ Enkelejdi, Beu butaforik i PD

Zhvillimet e ditëve të para të kësaj jave dëshmuan edhe njëherë krizën ku është zhytur partia më e madhe e opozitës. Prej disa kohësh, me nismën e deputetit Ervin Salianji, një bërthamë deputetësh që i përkasin grupit parlamentar të PD-së së vjetër, pra asaj që ishte në kohë të Bashës, kur ishin përjashtuar Berisha, Flamur Noka e ndonjë tjetër, filluan mbledhjen e nënshkrimeve për të shkarkuar Enkeleid Alibeajn, që me veprimet e tij të çartura po diskreditohet gjithnjë e më tepër. Qëllimi ishte i qartë, të shkarkohej ai që Berisha e ka etiketuar si AliBasha dhe të zevëndësohej me Salianjin.

Kjo do të qe dhe ura e parë që do të shërbente më pas, për bashkimin e grupit parlamentar që po vepron deri tani me dy koka. Kjo ndarje që pritet ta penalizojë elektoratin e PD në zgjedhje, që po e shndërron atë në qesharak në debatet parlamentare, që po minon ankimimet që opozita ka bërë në Gjykatën Kushtetuese, për Olta Xhaçkën, portin e Durrësit etj, ishte krejt afër zgjidhjes. Burime pranë Lapsi.al bëjnë me dije se sikur të mos kishin tërhequr në momentet e fundit nënshkrimet e tyre për për shkarkimin e Alibeajt, dy deputetë, Dhurata Çupi dhe Xhelal Mziu, misioni i nisur nga Salianji do të ishte i kryer. “Gjithçka luhej për dy tre firma”. - tha për Lapsi.al burimi. 

Lexo më tej: Lubonja: Alibeaj vijon punën për sabotimin e opozitës 

Pikërisht në këtë moment, kur u informua për puçin që organizohej ndaj tij, Enkelejd Alibeaj bëri një lëvizje që për këdo tjetër do të konsiderohej si tendencë diktatoriale, por tek ai ngjan krejtësisht qesharake, për të përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, disa prej të cilëve nga zërat më të fortë kundër qeverisë.

Tritan Shehut, Oerd Bylykbashit, Belind Këlliçit dhe Agron Shehajt sipas Alibeajt, u kishte përfunduar afati 1-vjeçar për distancimin publik nga aktet e dhunës në PD më 8 janar të vitit të shkuar. Prandaj ai mori vendimin për këtë përjashtim absurd duke u konsultuar vetëm me vetveten.

“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1-vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023”, thuhet në njoftimi e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e grupit parlamentar të Alibeajt. 

Lexo më tej: Kulisat/ Pse i përjashtoi Alibeaj katër deputetët nga grupi i PD 

Pra sikurse shihet, ai që Berisha e etiketon si AliBasha, jo vetëm ka marrë një vendim individual, por pret që për të të marrë edhe bekimin e Lindita Nikollës dhe Edi Ramës, që ti nxjerë me duart e këtyre të fundit deputetët nga grupi i PD-së, që të ruajë me dorën e pushtetit, postin e tij si kryetar fallco i grupit.

Pikërisht kjo manovër, sa e errët si veprim po aq edhe karagjoze për nga personazhi që e ndërrmer, ka bërë të reagojnë edhe deputetë që janë afishuar hapur kundër Berishës. Kështu, Ferdinant Xhaferraj deklaroi për mediat se kjo qe një maskaradë: “4 deputetët janë të respektuar. Jam informuar në media dhe tregon për maskaradën e dimensionit demokratik që ka kjo vendimmarrje. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe për qytetarët shqiptare. Asnjëherë nuk kam votuar apo firmosur për përjashtim kolegësh. Nuk kam votuar kurrë që dikush të përjashtohet”, u shpreh Xhaferraj. Ndërsa Flutura Açka shkruajti menjëherë pas vendimit: "Marrëzia e vogëlsisë. A jeni në metro? Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar". 

Pra edhe ky episod, kur dikush bie pre e idiotësisë për të ruajtur me çdo çmim karrigen e tij, tregon se brenda PD po ravijëzohet një pakicë e pakicës, që është e gatshme me gjithfarëlloj kostoje të uzurpojë vullnetin e së paku 30-40% të elektoratit shqiptar. Me të njëjtën lehtësi siç votuan së bashku me Edi Ramën komisionet e vettingut, ata po duan të minojnë aksionin opozitar dhe ta çojnë opozitën edhe kështu të gjymtuar e të cfilitur, drejt një katastrofe të pashmangshme në zgjedhjet e 14 majit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI