Flash

Dani Alves hetohet për dhunë sek*uale në diskotekë: "Nuk kam bërë asgjë"

Lapsi.al 11 January 2023
Dani Alves hetohet për dhunë sek*uale në diskotekë:

Policia spanjolle ka konfirmuar se ka hapur një hetim ndaj Dani Alves. Braziliani është akuzuar për dhunë sek*uale nga një grua, të premten e 30 dhjetorit. Sipas rindërtimit, gjithçka ka ndodhur në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Lojtari i Pumas ishte me pushime për Vitin e Ri, ndërsa akuzohet nga një grua. Ajo madje denoncoi në polici se 39-vjeçari i kishte futur një dorë në të brendshme. E tronditur, ajo lajmëroi miqtë e saj, të cilët nga ana e tyre lajmëruan oficerët e sigurimit të klubit të natës. Në vend mbërriti edhe policia, por Dani Alves në atë kohë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Lexo më tej: “Më futi duart poshtë mbathjeve”: Dani Alves akuzohet për dhunë sek*uale në diskotekë, ai e mohon

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së vazhdon të mohojë akuzat: "Do të doja të mohoja gjithçka. Po, isha në atë vend, me njerëz të tjerë, duke u argëtuar. E kushdo që më njeh e di që më pëlqen të kërcej. Kërceva e u argëtova pa pushtuar hapësirën e të tjerëve. Nuk e di kush është kjo zonja. Jo, nuk e kam bërë atë që thotë. Më dhemb, sidomos për njerëzit e mi", ishin fjalët e Dani Alves për Antena 3.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI