Flash

Dëbohen 21 diplomatë dhe punonjës të ambasadës ruse në Estoni

Lapsi.al 11 January 2023
Dëbohen 21 diplomatë dhe punonjës të ambasadës ruse

Estonia ka njoftuar ditën e sotme dëbimin e 21 diplomatëve rusë dhe punonjësve të tjerë në ambasadën ruse për të “barazuar” stafin diplomatik të dy vendeve në Talin dhe Moskë .

“Nuk ka asnjë justifikim për madhësinë aktuale të ambasadës ruse,” tha në një deklaratë ministri i jashtëm estonez Urmas Reinsalu.

Numri i pozitave në ambasadat e Rusisë dhe Estonisë tani do të jetë i barabartë, tha ministria. Kështu, delegacioni diplomatik rus në Talin do të reduktohet në tetë diplomatë dhe 15 anëtarë të stafit administrativ , teknik dhe ndihmës.

Ata që deportohen duhet të largohen nga Estonia deri në fund të muajit.

Prillin e kaluar, Rusia urdhëroi mbylljen e konsullatave të Estonisë në Shën Petersburg dhe Pskov dhe e shpalli personelin e tyre persona non grata. Moska e mori këtë vendim pasi tre vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, dëbuan diplomatët rusë pas pushtimit të Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI