Flash

Pozicioni jashtë loje gjysëmautomatik debuton në derbin e Milanos: pas Superkupës edhe në Serie A

Lapsi.al 11 January 2023
Pozicioni jashtë loje gjysëmautomatik debuton në derbin e

Me rastin e Superkupës së Italisë mes Milan e Inter, e planifikuar për më 18 janar në Arabinë Saudite, në Itali do të futet për herë të parë Pozicioni jashtë loje gjysëm automatik (S.A.O.T.). Një sistem tashmë i njohur, duke qenë i përdorur nga FIFA me rastin e Kupës së Botës në Katar. “Është një ditë e rëndësishm. Ishim Liga e parë në botë që futëm teknologjinë e vijës së portës dhe e para që kishim VAR. E tani e para që do të kemi pozicionin jashtë loje gjysmë automatik", tha CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo.

"Është një mjet që na lejon të punojmë në maksimum. Kemi bërë shumë stërvitje për të mbërritur të përgatitur për fazën e dytë. Superkupa do të jetë një test shumë i rëndësishëm", komentoi dizenjatori i arbitrave Gianluca Rocchi. "Është një mjet që na lejon të bëjmë më pak gabime dhe të shkurtojmë kohët e vendimeve. Por nevojiten trajnime të nivelit të lartë. Megjithatë, edhe me ardhjen e gjysmë-automatizmit, aspekti njerëzor në vendime mbetet thelbësor", shtoi ai.

PAS SUPERKUPËS, EDHE NË SERIE A 

U fol edhe për kohëzgjatjen e ndeshjeve: “Jemi shteti europian me shtesat më të larta, por edhe në krye të kohës efektive: 54 minuta si Premier League dhe me një mesatare dy minuta më poshtë Champions League. Duhet të përshpejtojmë fillimet e lojës e pjesërisht goditjet nga këndi. Në disa goditje të lira humben edhe 2 minuta ndërmjet bilbilit të arbitrit dhe rifillimit të lojës". Në Serie A, regjistrohet mesatarisht shtatë minuta e gjysmë kohë shtesë për ndeshje. 8% e rezultateve u modifikuan përtej minutës së 90 '.

Duke u rikthyer në pozicionin jashtë loje gjysmë automatik, pas Superkupës do të jetë radha e Serisë A. Duke nisur nga dita e parë e fazës së dytë, të planifikuar për fundjavën e 27 janarit. Konfirmimi erdhi nga Andrea Butti, Shefi i Garave të Lega Serie A, gjatë një konference për shtyp. "Është një hap përpara në garë, sepse do të ketë shpejtësi më të madhe në vendimmarrje për arbitrat. Është një mjet që do të na mundësojë të punojmë më mirë. E gjitha në marrëveshje të plotë me Federatën", deklaroi ai.

SI FUNKSIONON

Me futjen e SAOT, në stadium do të vendosen dymbëdhjetë kamera (8 përveç atyre që parashikon transmetimi). Ato do të bëjnë gjurmimin e lojtarëve dhe rikonstruksionin e tyre tredimensional. Nëpërmjet teknologjisë HaëkVision, 22 lojtarët në fushë do të gjurmohen në 29 pika të trupit: nga maja e hundës deri në strukturën e masës fizike, me një diferencë milimetrike. Falë edhe futjes së vijës së lojtarit të fundit, kështu do të jetë e mundur të lehtësohet vendimi në momente të shpejta në situata të pozicionit jashtë loje.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI