Flash

Rasti unik i Lucas Perez: pagoi nga xhepi gjysëm milioni për tu kthyer te Deportivo e shënon dygolësh në debutim

Lapsi.al 11 January 2023
Rasti unik i Lucas Perez: pagoi nga xhepi gjysëm milioni për tu kthyer
Futbolli spanjoll është emocionuar nga historia e Lucas Perez. Sulmuesi 34-vjeçar spanjoll, i cili në të kaluarën ka luajtur për Arsenal, Aston Villa, apo Deportivo Alaves, ka vendosur të largohet nga La Liga. Lucas Perez luante për Cadiz, por dëshironte të rikthehej te skuadra e tij e preferuar, Deportivo La Coruna. Sulmuesi me këtë veprim kërkon të ndihmojë klubin të ngjitet nga divizioni i tretë ku militon aktualisht. Për ta bërë këtë, Perez ishte i gatshëm të paguante nga xhepi i tij klauzolën e lirimit prej gjysmë milioni eurosh. Ishte kjo shuma që e mbante lidhur me Cadiz dhe Lucas Perez e pagoi pa u menduar gjatë. Pagoi dhe nënshkroi me Deportivo La Coruna për një debutim ëndërrash. Sulmuesi zbriti sërish në fushë për ekipin që e futi në botën e futbollit, të dielën para 24,000 shikuesve. Dygolësh i Lucas Perez dhe fitore 3-0 që e ngjit Deporitivon vetëm 4 pikë nga kreu i renditjes. Lucas Perez ishte golashënuesi më i mirë i Cadiz dhe vitin e kaluar ai kishte qenë i rëndësishëm në shpëtimin e skuadrës. E megjithatë ai vendosi të heqë dorë nga shumë para për t'u kthyer në klubin e zemrës. Në futboll, flamujt ekzistojnë ende. Për fat të mirë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI