Flash

Trazirat në Brazil, urdhërohen arrestime për zyrtarët e lartë pas sulmit në kryeqytet

Lapsi.al 11 January 2023
Trazirat në Brazil, urdhërohen arrestime për zyrtarët e

Autoritetet gjyqësore të Brazilit kanë urdhëruar arrestimin e zyrtarëve të lartë publikë pasi rebelët sulmuan ndërtesat kryesore qeveritare në Brasília. Një zyrtar, ish-komandanti i policisë ushtarake është arrestuar, raportojnë mediat lokale. Zyrtarët përfshijnë gjithashtu ish-shefin e sigurisë publike të Brasília-s, Anderson Torres dhe të tjerë “përgjegjës për veprimet dhe mosveprimet” që çuan në trazira, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Torres mohon çdo rol në trazirat. Koloneli Fábio Augusto, komandanti i policisë, u shkarkua nga detyra pasi mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro sulmuan Kongresin, pallatin presidencial dhe Gjykatën e Lartë. Trazirat erdhën një javë pasi presidenti Luiz Inácio Lula da Silva, i njohur gjerësisht si Lula, u betua.

Nga rreth 1,500 personat e arrestuar dhe sjellë në akademinë e policisë pas trazirave, zyrtarët thonë se gati 600 janë dërguar në objekte të tjera, ku zyrtarët e policisë kanë pesë ditë për t’i akuzuar zyrtarisht.

Të këshilluara

Kaosi në Brazil, çfarë duhet të dini

Trazira të ashpëra në Brazil. Vendi po tronditej të hënën pasi qindra mbështetës të ish-udhëheqësit të vendit Jair Bolsonaro sulmuan vendet e pushtetit në kryeq...

13:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI