Flash

De Ketelaere një katastrofë, një tifoz i shkuan Amazon: "Më ktheni pakon e ardhur nga Belgjika"

Lapsi.al 12 January 2023
De Ketelaere një katastrofë, një tifoz i shkuan Amazon:
Mbrëmjen e kaluar Milani u mund 1-0 në San Siro nga Torino. Skuadra e Piolit, në avantazh numerik që në minutën e 70, për shkak të përjashtimit të Djidji, nuk arriti të gjente golin. E në kohën shtesë skuadra e Juric me një gol të Adopo dënoi Djallin. Kështu, pasi pësoi rikthimin e Romës në ndeshjen e fundit të Serie A, Milani dhuron një tjetër paraqitje të keqe. Performanca e Charles De Ketelaere ka përfunduar sërish nën lupë. I riu belg zhgënjeu edhe një herë pritshmëritë e teknikut Pioli dhe tifozëve. 120 minuta lojë dhe pak ide, edhe pse belgu, që mbërriti në Milano për 32 milionë euro, u përdor si nëntë false. Jo pikërisht roli i tij, por duhet kompensuar mungesa e Ibrahimovic dhe Origi e për ta lënë Giroud të merrte frymë. Belgu e nisi mirë ndeshjen, duke përdorur shpesh 192 centimetrat e tij në zonën e rreptësisë. Ai gjithashtu goditi shtyllën në zhvillimet e një goditje këndi. Por me kalimin e minutave, De Ketelaere u bë gjithnjë e më i ndrojtur dhe u thith nga mbrojtja agresive e Torinos. Derisa praktikisht nuk u shërbye më nga shokët e tij.

NJË TIFOZ KONTAKTON ME AMAZON PËR KTHIMIN E "PAKOS" NË BELGJIKË

Por durimi i tifozëve po mbaron. Tashmë kuqezinjtë janë lodhur duke parë këtë futbollist të ndrojtur dhe jo vendimtar. Belgu sa herë hyn në fushë nuk tregon qëndrimin e dëshiruar nga tifozët dhe trajneri. Në rrjetet sociale, tashmë kanë filluar diskutimet e tifozëve kuqezinj se çfarë të bëjnë me De Ketelaere. Ka nga ata që e mbrojnë belgun e nga ata që i japin duart, por ka nga ata që e kanë marrë me ironi. Një tifoz i Milan në Twitter kontaktoi drejtpërdrejt me Amazon, duke i kërkuar që të bëjë kthimin e një pakete nga Belgjika. Shërbimi ndaj klientit i gjigantit amerikan e këshilloi që të kontaktonte drejtpërdrejt me shitësin. Kjo duke qenë një paketë që vjen nga një “shitës i tretë”. Në atë moment, tifozi etiketoi Club Brugge, duke kërkuar rimbursimin e 32 milionëve të shpenzuara për paketën Charles De Ketelaere.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI