Flash

Eminem ka refuzuar një varkë me para për të performuar në Katar 2022: lajmin e ka dhënë 50 Cent

Lapsi.al 12 January 2023
Eminem ka refuzuar një varkë me para për të performuar

Edicioni i Botërorit 2022 ishte padyshim një nga më të diskutuarit dhe më të përfolurit ndonjëherë. Nga përzgjedhja e paprecedentë kohore, te shfrytëzimi i shumë punëtorëve të papaguar. Pa harruar ndalimet dhe rregullat strikte të Katarit dhe miliarda dollarët e shpenzuara për organizimin. Gjithçka ishte pikënisje për kritika dhe polemika të ashpra. E nuk ishin të paktë yjet, jo vetëm nga bota e futbollit, që vendosën ta bojkotojnë këtë event. Mes tyre, siç zbuloi reperi i njohur 50 Cent në një intervistë, edhe Eminem. Reperi amerikan hoqi dorë nga një varkë me para për të mos performuar në Katar.

Eminem duhet të performonte në Katar 2022 për një tarifë më shumë se të majme. Më saktë, organizatorët në Emirat e donin atë si njeriun kryesor të ceremonisë së hapjes. Megjithatë Eminem, i njohur si Marshall Bruce Mathers, refuzoi pa u menduar shumë ofertën bujare. Ai që e zbuloi ishte një tjetër reper i famshëm amerikan, 50 Cent. Në një intervistë të fundit ai ka shpjeguar se edhe ai duhet të ishte pjesë e performancës, ndonëse me një tarifë shumë më të ulët se kolegu i tij.

Lexo më tej: Katar 2022 nis rrugëtimin në 15.40: gjithçka mbi ceremoninë në Al Bayt. Shakira e Dua Lipa refuzuan 1 milionë euro

RRËFIMI I 50 CENT

“Unë kam një lajm bombë mbi Katar 2022. Falë performancës në Super Bowl, mora një ofertë për të qenë në Kupën e Botës. Ata kishin një buxhet prej 9 milionë dollarësh për ekzibicionin. Unë do të kisha marrë 1, ndërsa 8 të tjerat do t'i kishin shkuar Eminem, nëse ai do të kishte performuar. Unë fola me Paul, menaxherin e Eminem dhe të gjithë stafin e tij. Më thanë se nuk do ta bënin kurrë. Të bësh këtë do të thotë të bësh ngjarjen më të madhe sportive në futboll. Por më thanë menjëherë se nuk do ta bënte”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI