Flash

Juventus, 'Karta Ronaldo': avokatët e CR7 marrin aprovimin për të vizionuar aktet

Lapsi.al 12 January 2023
Juventus, 'Karta Ronaldo': avokatët e CR7 marrin aprovimin

Avokatët e Cristiano Ronaldos kanë marrë dritën jeshile të gjykatësit për seancat paraprake. Leja konsiston për të parë dokumentet e hetimit Prisma të kryer nga prokuroria e Torinos për llogaritë e Juventusit. Lajmi është bërë i ditur nga Gazzetta dello Sport. Në qendër të interesit të stafit të asit portugez është ‘karta Ronaldo’. Ky dokument do t’i garantonte lojtarit 19.9 milionë euro të kursyera zyrtarisht nga bardhezinjtë në ‘manovrën e pagës’. Por, sipas provave të gjetura nga prokurorët, sulmuesi mund t'i kërkojë nëpërmjet një dokumenti privat të hartuar me drejtuesit: ai që quhet karta Ronaldo.

Lexo më tej: Juventus i shpëton zbritjes së pikëve: ‘karta Ronaldo’ rrezikon gjobë deri në 60 milionë euro

Më 4 nëntor, përmes avokatëve të tij, Cristiano Ronaldo u paraqiti gjykatësve të Torinos kërkesën specifike. Pikërisht në lidhje me hetimin e llogarive të Juventus, ku ishte e nevojshme të kishin një kopje të dokumenteve të hetimit, "duke pasur interes për të". Kërkesa u refuzua sepse u konsiderua shumë gjenerike dhe kontradiktore. Edhe sepse CR7 duhet të ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në klub. Kësaj radhe, pas paraqitjes së një kërkese të re më të detajuar është dhënë aprovimi. Kërkesa është hartuar me prokurë të dyfishtë në anglisht dhe italisht nga avokatët e tij, duke siguruar miratimin. Është i pashmangshëm zyrtarizimi nga gjykatësi hetues i datës së seancës paraprake, e cila vështirë se do të jetë para muajit mars.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI