Flash

Darka me policët/ Loja e dyfishtë e Ramës për zhdukjen e Martinajt

Lapsi.al 12 January 2023
Darka me policët/ Loja e dyfishtë e Ramës për zhdukjen e

Pas darkës që kryeministri Rama u shtroi drejtorëve të policisë, në mediat afër qeverisë qarkulloi lajmi se ai u kishte kërkuar policëve zbulimin e të vërtetës mbi zhdukjen e Ervis Martinajt. Të njëjtën kërkesë, Rama e ka bërë edhe më parë publikisht.

Në shtator të vitit të kaluar i drejtoi këtë pyetje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullakun "Ervis Martinaj është vrarë apo jo?”

Më pas i tha “nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut, nëse jo të gjendet, të kapet t’i dorëzohet Policisë".

Por a është kryeministri Rama vërtet i interesuar për zbulimin e kësaj ngjarjeje? A ka pasur vërtet qëllim që t'i bëjë presion policëve për të gjetur Martinajn? Nëse sheh në vijimësi lëvizjet e Ramës, rezulton se mes akteve dhe fjalëve, ka kontradikta të mëdha.

1) Shkarkimi i Gledis Nanos pas bisedës me Jeton Lamin

Përpjekja për të gjetur të vërtetën mbi Ervis Martinajn i kushtoi vendin e punës Gledis Nanos, si ish-drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Në bashkëpunim me familjarët e Martinajt, policia e drejtuar nga Gledis Nano gjeti njeriun e vetëm që sot mund të thotë për ku u nis Ervis Martinaj mbrëmjen e 8 Gushtit.

Ky njeri është Jeton Lami. Ish-efektivi i Operacionales që shoqëronte hap pas hapi Martinajn ruante edhe kontaktet dhe pagesat për shefat e korruptuar të policisë. Jeton Lami është njeriu i vetëm që sot mund të thotë se përse i paralajmëroi familjarët e tij Ervis Martinaj me një mesazh ku i thoshte se “do të ketë kontrolle”.

Jeton Lami pranoi të rrëfehej vetëm para Gledis Nanos.

Në këto kushte, nëse do të donte të dinte të vërtetën, kryeministri duhej ta inkurajonte Gledis Nanon në përpjekjet e tij. Në vend të kësaj, Rama urdhëroi shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra. Që nga ajo ditë, Jeton Lami ka heshtur.

2) Kontrollet në shtëpitë e Martinajve

Në vend të kërkojë për gjurmët e Ervis Martinajt tek bandat kundërshtare, policia nën drejtimin e Muhamet Rrumbullakut i ka fokusuar  kërkimet në shtëpitë e Martinajve.

Kontrollet në shtëpitë e Martinajve në Fushë-Krujë u zhvilluan natën e Krishtlindjeve dhe kjo nxiti menjëherë hamendësimet se 42-vjeçari është gjallë. Disa ditë më parë u zhvilluan kërkime në vilat që Martinaj kishte blerë në Surrel, ku policia gjëti edhe një pasaportë false të tij.

Lexo edhe: Prapaskenat/ Pse hyri policia në shtëpitë e Martinajve

Lexo edhe: Lubonja: Policia e Shtetit është e implikuar, po fshihen prova

Lexo edhe: Artan Hoxha: Ka edhe një vilë tjetër të Ervis Martinajt në Surrel ku s’ka hyrë policia

Pra nëse sheh, veprimet e policisë ato janë të orientuara drejt familjarëve të viktimës, jo tek të dyshuarit për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e tij.

3) Darka për policët me "zero rezultate"

Ka një anomali në darkën, që Rama ka shtruar për shefat e policisë, nëse i rikthehemi mesazheve të tij publike për historinë e Martinajt.

Pas kërkesës së kryeministrit për të zbardhur misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt, policia ka "zero rezultate".

Në këtë histori nuk ka asnjë zhvillim. Muhamet Rrumbullaku dhe vartësit e tij nuk kanë mundur të sigurojnë asgjë më shumë nga çfarë arriti Gledis Nano në ditët e para pas denoncimit për zhdukjen.

Pavarësisht “zero rezultateve” Rama ulet me shefat e policisë dhe u shtron darkë, duke konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë me ta në të ardhmen.

Në vetvete, darka është një inkurajim, se “zero rezultate” është rezultati që duam./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI