Flash

“Ndërrove një Ferrari me një Twingo”: Shakira, hakmarrja ndaj Piqué në këngën e fundit

Lapsi.al 12 January 2023
“Ndërrove një Ferrari me një Twingo”: Shakira,

Ishte një nga ndarjet më të përfolura të muajve të fundit, ajo mes ish-mbrojtësit të Barcelonës Gerard Piqué dhe këngëtares kolumbiane Shakira. Të dy, pas një lidhjeje që zgjati 11 vjet, u ndanë verën e kaluar. Shkak u bë një lidhje tjetër e futbollistit dhe janë ende në përplasje për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme. Mbi të gjitha ajo për kujdestarinë e fëmijëve. Por ndërsa Pique duket se tashmë ka rindërtuar jetën e tij, të paktën në aspektin sentimental, këngëtarja duket se mban ende plagët e fundit të lidhjes. E kolumbiania e ka parë të arsyeshme të hakmerret ndaj mbrojtësit me armën e saj më të mirë: një këngë.

Një këngë ku ka shprehur të gjithë zhgënjimin për fundin e keq të marrëdhënies, duke hedhur edhe shigjetime ndaj ish-it. Shakira shkoi direkt në temë dhe me referenca aspak të rastësishme, nuk la gjë pa i thënë Piqué. Kënga është në bashkëpunim me DJ dhe producentin argjentinas Bizzarrap. Fjalët e yllit kolumbian janë elokuente: “Nuk do të kthehem më këtu, nuk dua një zhgënjim tjetër. Ti je kampion dhe kur unë kisha nevojë për ty, ke dhënë versionin tënd më të keq”, thuhet në tekst.

Lexo më tej: Shakira në luftë me autoritetet spanjolle

“NDËRROVE NJË FERRARI ME NJË TWINGO”

Shakira nuk ndalet në hakmarrjen e saj, përkundrazi, më tej ka vend edhe për pickime për partneren aktuale të Piqué: “Isha shumë për ty dhe prandaj je me dikë pikërisht si ti (... ) Unë vlej sa dy njëzet e dy (…) Ti ndërrove një Ferrari me një Twingo (…) Ke ndërruar një Rolex me një Casio“. Këngëtarja kolumbiane i është rikthyer edhe problemeve me taksat që e kanë përfshirë javët e fundit. Edhe këtu mendimi shkon tek sjellja e ish-mbrojtësit të Barcelonës: “Më le me shtypin te dera dhe borxhin ndaj taksave”, shkruan Shakira.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI