Flash

Video/ Barak kualifikon Fiorentinën në çerekfinale të Kupës së Italisë: zero goditje në portë për Samp

Lapsi.al 12 January 2023
Video/ Barak kualifikon Fiorentinën në çerekfinale të

Me një ritëm të ngadaltë, me përpjekje minimale. Fiorentina shfrytëzoi favoret e parashikimeve dhe në Franchi mposhti Sampdorian e Stankovic 1-0 me golin e Barak. Viola avancon kështu në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku do të gjejë Torino, me favorin për të luajtur sërish në shtëpi. Nëntëdhjetë minuta të luajtura me ritëm të ulët nga të dy formacionet, ku Fiorentina, pasi zhbllokoi ndeshjen, kontrolloi avantazhin. Skuadra e Italiano, natyrisht, shfrytëzuar edhe sterilitetin sulmues të dorianëve.

Në nëntëdhjetë minutat plus kohën shtesë, rastet për shënim numëroheshin me gishtat e njërës dorë. E provoi fillimisht Sampdoria që, rreth minutës 20' në zhvillimin e një goditje dënimi, goditi traversën me Rincon. Pesë minuta më vonë, në një situatë të ngjashme në zonën tjetër, Fiorentina gjeti goditjen fituese. Barak realizoi, duke dërguar në rrjetë një top vagant, me një të majtë të fuqishme. Goli praktikisht e mbylli praktikisht një orë përpara cështjen kualifikim, me skuadrat që ruajtën pozicionet e tyre.

Organizimi difensiv i ngritur nga Italiano, me një qarkullim të arsyetuar në mesin e fushës dhe me agresionin e duhur, i zvogëloi topat që kalonin në anët e Gollini. Në anën tjetër, pozicioni jashtë loje i Jovic i mohoi serbit golin e 2-0 që do të kishte pasur vlerë për moralin e sulmuesit. Sampdoria, sulmi më i keq i Europës, konfirmoi vështirësinë në krijimin e rasteve të golit. Situata është komplikuar edhe më shumë nga mungesa të rëndësishme si ato të Gabbiadini dhe Quagliarella. Kështu, për kualifikimin nuk kishte asgjë për të bërë, madje as një forco finale. Zero goditje në portë për Sampdorian dhe përjashtimi i Murillo në kohën shtesë plotësuan panoramën.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI