Flash

Video/ Gibbs-White festoi duke provokuar ish-tifozët e tij: shpërthen një rrahje masive në fushë

Lapsi.al 12 January 2023
Video/ Gibbs-White festoi duke provokuar ish-tifozët e tij: shpërthen
Nottingham Forest dhe Wolverhampton u ndeshën në çerekfinalet e Carabao Cup. Ndeshja, intensive dhe e ekuilibruar, përfundoi 1-1 pas kohëve shtesë. Me penallti Nottingham Forest mposhti kundërshtarët e tij, duke u kualifikuar. Në gjysmëfinale Forest do të përballet me Manchester United. Pikërisht në fund të penalltive, një episod i shëmtuar njollosi ndeshjen. Protagonist ishte Morgan Gibbs-White, një ish-lojtar i Wolverhampton, tashmë në ekipin e Nottingham. Lojtari anglez ishte bërë viral në rrjetet sociale edhe pak ditë më parë. Shkak u bë një video e postuar nga e dashura e tij, ku futbollisti u tall se nuk zgjidhte dot kubin e Rubik.

GIBBS-WHITE FESTOI KUNDËR ISH-SKUADRËS

Këtë herë, megjithatë, ai ishte protagonist i një episodi të një niveli krejt tjetër. Mesfushori 22 vjeçar bëri goditjen e tij nga pika e bardhë dhe pasi shënoi, në vend që të përmbahej, doli para sektorit të ish-tifozëve të Wolverhampton dhe festoi duke mbyllur veshët me gishta. Tifozët e Wolves, u inatosën dhe e mbuluan lojtarin me ofendime. Por episodi nuk u kufizua vetëm në këtë gjest. Edhe shokët e tjerë të skuadrës së Gibbs-White e imituan. Mbi të gjitha portieri Henderson, i cili priti dy penallti të lojtarëve kundërshtarë.

NË FUND TË NDESHJES PLASI SHERRI

Pas kualifikimit të Nottingham Forest, në fushë ka nisur sherri. Lojtarët e Wolverhampton nuk i pritën mirë festimet e kundërshtarëve dhe sulmuan lojtarët me fanellën e kuqe. U desh ndërhyrja e stjuardëve të stadiumit, të cilët së bashku me anëtarët e të dy pankinave, larguan lojtarët e dy skuadrave dhe rikthyen qetësinë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI