Flash

William dhe Kate shfaqen në publik pas akuzave të Harry

Lapsi.al 12 January 2023
William dhe Kate shfaqen në publik pas akuzave të Harry

Princi William dhe Princesha e Uellsi, Kate bënë paraqitjen e tyre të parë publike pas librit të Harry.

Çifti vizitoi Spitalin e ri Universitar Royal Liverpool  dhe pozuan me stafin e NHS. Kur mbërritën për herë të parë, një burrë bërtiti: "A keni ndërmend të komentoni ndonjëherë për librin e Harrit zotëri?"

Ata e injoruan pyetjen dhe, pasi u mirëpritën nga figura të larta të spitalit, filluan turneun e tyre në repartin e kujdesit kritik, duke takuar infermierët dhe stafin tjetër që kujdeseshin për pacientët e sëmurë rëndë.

Më herët sot, Mbreti Charles III ishte duke buzëqeshur dhe duke u shtrënguar duart e dashamirësve këtë mëngjes në Aboyne, Aberdeenshire në paraqitjen e tij të parë që nga botimi i libritit. Në të, Harry flet për marrëdhënien me familjen mbretërore, vecanërisht me Princ William.  Princi shkroi se William ka qenë kundra lidhjes së tij me Meghan dhe zbuloi një episod ku vëllezërit patën një debat.

“Gjithçka ndodhi kaq shpejt.  Ai më kapi për jakë. Më këputi gjerdanin dhe më rrëzoi në dysheme”. Rashë mbi tasin e qenit i cili më cau në shpinë. U shtriva për një moment, i trullosur. Më pas u ngrita në këmbë dhe i thashë të dilte jashtë”, shkruan Harry. Pas incidentit të supozuar, William dyshohet se u largua dhe u kthye për të kërkuar falje./Lapsi.al

Të këshilluara

Ashley Tisdale zbulon se vuan nga alopecia

Aktorja Ashley Tisdale ka zbuluar së fundmi se vuan nga alopecia, një çrregullim autoimun që shkakton rënien e flokëve. “Alopecia dhe humbja e flokëve janë m...

17:28

Lista e nominimeve të "iHeartRadio"

iHeartRadio publikoi së fundmi listën e nominimeve. Shfaqja që feston artistët dhe këngët më të luajtura nëpër stacionet iHeartRadio dhe aplikacionin në 2022. ...

14:50

Ndahet nga jeta muzikanti Jeff Beck

Kitaristi i njohur, Jeff Beck është ndarë nga jeta në moshën 78 vjecare. “Në emër të familjes së tij, me pikëllim të thellë  ndajmë lajmin për ndarjen nga je...

14:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI