Flash

Tjetër incident me rrjedhje të amoniakut në Serbi

Lapsi.al 13 January 2023
Tjetër incident me rrjedhje të amoniakut në Serbi

Mbrëmjen e 12 janarit, në Topola afër Pançevos ka pasur rrjedhje të amoniakut nga një kamion-cisternë, ka raportuar media shtetërore serbe. Një person është dërguar në spitalin në Pançevo dhe është trajtuar me oksigjeno-terapi.

Radio Televizioni i Serbisë tha se zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe banorët e dhjetëra shtëpive pranë vendit ku ndodhi incidenti janë evakuuar. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ende nuk është deklaruar për këtë incident. Mediat lokale në Serbi kanë raportuar se ky incident nuk paraqet rrezik të madh për banorët.

Në fund të dhjetorit , katër nga 20 vagonë që po transportonin amoniak, dolën nga shinat afër Pirotit. Pas aksidentit, mbi 50 persona u hospitalizuan me simptoma të helmimit. Më 26 dhjetor, një ditë pas aksidentit, ministri serb i Transportit, Goran Vesiq, tha se aksidenti u shkaktua për shkak të infrastrukturës së dobët./REL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI