Flash

Video/ Egnatia ndalet nga Erzeni, VAR i anullon golin e fitores, Duro akuzon: “Nuk na lanë të fitojmë”

Lapsi.al 14 January 2023
Video/ Egnatia ndalet nga Erzeni, VAR i anullon golin e fitores, Duro akuzon:

Mes dy skuadrave zbulim të kampionatit nuk ka fitues, në përballjen e javës së 16 të Superiores. Egnatia ndalet 1-1 nga Erzeni në Rrogozhinë, në një ndeshje të përfunduar me polemika. Një gol i anulluar me VAR për secilën skuadër, që ka lënë të pakënaqur të dy teknikët Duro e Kapllani.

Pjesa e parë e takimit u mbyll e qetë, me shumë pak raste nga të dyja skuadrat. I gjithë zhvillimi i ndeshjes ndodhi në 45 minutat e dyta, ku brenda 12 minutash u shënuan 4 gola, dy nga të cilët të anulluar. Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit, që realizuan me Jackson nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55’. Avantazhi zgjati vetëm tre minuta, sepse Sadiki ndëshkoi vendasit me një goditje të saktë me kokë.

[video width="768" height="436" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Sadiki.mp4"][/video]

Në minutën e 61’, ishte sërish Xhekson ai që gjeti rrjetën për rrogozhinasit, por goli nuk vlen. Ndërhyrja e VAR anuloi festën e sulmuesit pas një faulli të shkaktuar në fillimin e aksionit. I tërbuar Duro, që kapet me arbitrin e ndeshjes Kridens Meta: "Kam dyshime për golin e anuluar pasi tani e pashë me qetësi dhe për mendimin tim nuk ishte faull. Nuk e mendoj dot si mund të anulohet ai gol me atë faull në mesfushë që nuk ishte faull, se nuk isha i qartë gjatë ndeshjes. Ajo ishte një prekje e lehtë, nuk diskutohet fare për mua që nuk ishte faull. E cuam ndeshjen 2-1 por nuk na lejoi arbitri të fitonim, pasi me skuadrën jam shumë i kënaqur", tha Duro.

[video width="1040" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/anullimi.mp4"][/video]

EDHE ERZENI I PAKËNAQUR ME ARBITRIMIN

Të pakënaqur edhe shijakasit, që shënuan me Alan, golin që do të kishte qenë ai i 1-2. Sërish ndërhyrja e VAR anuloi golin, këtë herë për një pozicioni të parregullt: "Unë kam qenë pak larg - tha tekniku i Erzenit Xhevahir Kapllani -. Aty ishte përgatitësi atletik duke stërvitur lojtarët. E kur e pashë që lojtari i Egnatias u shtri vetë, më bëri me shenjë që nuk ishte penallti. Po ia lëmë në dorë gjyqtarit, ai dhe VAR mund të vepronin ndryshe. Po pak rëndësi ka, ndeshja mbaroi dhe rezultati është ai që është". Kështu Egnatia ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë, po aq sa dhe Vllaznia, ndërsa Erzeni qëndron në vendin e 5-ë me 23 pikë.

[video width="1040" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/faulli.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI