Flash

Video/ “Kjo është ajo që mendon për mua?” Klopp reagon keq pas pyetjes së një gazetari

Lapsi.al 14 January 2023
Video/ “Kjo është ajo që mendon për mua?” Klopp
Moment delikat te Liverpool. Reds, shumë larg nga Arsenali kryesues, janë të shtatët në renditje, -7 nga zona e Champions. Ndeshja me Brighton bëhet vendimtare për djemtë e Klopp. Tekniku gjerman, për më tepër, po përballet me dëmtime të shumta. Në infermieri janë Henderson, Artur, Milner, Diogo Jota, Firmino dhe Luis Diaz. Ky fakt bëri që Carl Markham, gazetar i Press Association, t'i bënte një pyetje për merkaton. Një pyetje, megjithatë, e papëlqer nga tekniku gjerman. Lexo më tej: Video/ Tre gola të anuluar me VAR, Liverpool rrëzohet në Brentford: Klopp jashtë zonës europiane

KLOPP I BEZDISUR NGA PYETJA PËR MERKATON

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes me Brighton, Carl Markham pyeti Jurgen Klopp: “Ju thatë se jo të gjitha problemet mund të zgjidhen me merkaton e transferimeve. Mendoni se nuk ka lojtarë në gjendje t'i zgjidhin ato, apo është shumë e shtrenjtë ekonomikisht t'i merrni?“. Një pyetje nga e cila lindi reagimi i acaruar i Klopp: “Carl, ti ke marrë pjesë në të gjitha konferencat e mia. A dëshiron vërtet të dëgjosh sërish historinë e parave? Nuk e kuptoj domethënien e kësaj pyetjeje”.

KLOPP: “KJO ËSHTË AJO QË MENDON PËR MUA?”

Shpërthimi i Klopp vazhdoi më pas me temën e dëmtimeve te Liverpool: “Cila mendoni se mund të jetë arsyeja pse ne nuk blejmë lojtarë të caktuar, edhe pse kemi burime të mëdha financiare? Pas kaq vitesh, kjo është ajo që mendon për mua? Kemi shumë lojtarë të dëmtuar, por merkato e transferimeve nuk është zgjidhja për momentin. Ky është problemi ynë dhe nuk mund ta zgjidhim vetëm me nënshkrime. Duhet të presim për të rikuperuar lojtarët e padisponueshëm”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI