Flash

Video/ Spalletti ndjek për metra të tërë Allegrin për një shtrëngim dore: episodi bëhet viral

Lapsi.al 14 January 2023
Video/ Spalletti ndjek për metra të tërë Allegrin për
Episodi më interesant ka ndodhur në fundin e një ndeshje ku Napoli ka shkatërruar Juventus 5-1. Në bilbilin e fundit, Allegri drejtohet me vrull drejt dhomave të zhveshjes. I zhgënjyer nga disfata e rëndë, tekniku i bardhezinjve harron t'i shtrëngojë dorën Luciano Spalletti. Një situatë që homologu napolitan nuk ka dashur ta humbasë. Ai i zgjati dorën kundërshtarit, i cili për shkak të disa personave në anë të fushës nuk e vëren gjestin. Për disa sekonda Allegri eci drejt dhomave të zhveshjes ndërsa Spalletti, paralel me të, e “ndiqte” duke i zgjatur dorën dhe me vështrimin nga ai. Pas disa metrash, trajneri i Juventus më në fund e dalloi gjestin e Spalletti, i shtrëngoi dorën dhe madje i dha edhe një përkëdhelje. Një skenë që u bë virale edhe për shkak të kunjave që të dy nisën para ndeshjes. Lexo më tej: “Qesharak dhe argëtues”: Massimiliano Allegri thumbon Spallettin dhe ironizon “jam trajner gabimisht” Shtrëngimi i duarve “surreal” mes dy teknikëve Spalletti dhe Allegri vjen në fund të një jave të debatuar. Trajnerët e Napolit dhe Juventusit u shigjetuan vazhdimisht me njëri-tjetrin në intervistat dhe konferencat e shtypit që i paraprinë ndeshjes në “Maradona”. Trajneri i Juventusit me shaka e përkufizoi Spallettin si "qesharak dhe zbavitës", duke pranuar se "ne grindemi herë pas here". Pak para fillimit të ndeshjes në “Maradona”, ka ardhur edhe përgjigja e teknikut Spalletti: “E njoh mjaft mirë Allegri, nuk kam asnjë problem me të. Ndoshta është Max ai që është i zemëruar me mua".

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI