Flash

Britney Spears reagon pas shpërthimit në publik

Lapsi.al 15 January 2023
Britney Spears reagon pas shpërthimit në publik

Britney Spears ka thyer heshtjen e saj pas shpërthimit në një restorant në Los Angeles. "Ata më thanë se nuk mundem, prandaj e bëra!", shkruhej në foton që ajo postoi në Instagram.

Sipas dëshmitarëve, Britney filloi të bërtiste dhe "të fliste përcart" duke e bërë Asghari të dilte nga restoranti Woodland Hills, raportoi TMZ. Ajo gjithashtu po regjistrohej në atë kohë nga klientët brenda restorantit, gjë që thuhet se ndikoi në reagimin e saj .Në një video të siguruar nga media, ajo  mund të shihet duke mbajtur një menu për t’u fshehur nga kamera.  Vetëm dy minuta më vonë, artistja thuhet se doli vetë dhe truproja e saj dyshohet se mori faturën.

Spears ka luftuar hapur me çështjet e shëndetit mendor, veçanërisht për shkak të konservatorit të saj 13-vjeçar. Ajo zbuloi në gjykatë se është mbajtur në një institucion të shëndetit mendor kundër dëshirës së saj dhe se është detyruar të marrë medikamente.

“Më futën në një gjendje shpirtërore duke më bërë  të ndihem sikur kisha nevojë për ta,” rrëfeu Britney , duke shtuar se ata shpesh i thonin: “Nëse nuk bën atë që të themi ne, do të të tregojmë se kush është shefi.“I thoja shpesh babit, “Pse po ma bën këtë gjë?” dhe ai më thoshte; ” Nëse ti nuk shtrohesh ne do shkojmë në gjyq dhe ti do humbasësh. Unë kam shumë njerëz në anën time. Ti je vetëm, nuk ke as avokat”./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Libri i Princ Harry thyen rekordin Guinness

Libri i Princ Harry, 'Spare' ka arritur një tjetër sukses. Sipas rekordeve botërore të Guinness, 'Spare' u bë libri jofiction më i shitur i të gjitha kohërave. ...

13:35

Ndodh puthja e parë në Big Brother

Amos Zaharia dhe Dea Mishel janë parë si një çift i mundshëm brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Së fundmi kemi të reja nga raporti i tyre. Amos dhe Dea kanë...

16:46

Shakira akuzohet për plagjiaturë

Shakira po përballet me një akuzë për plagjiaturë për këngën dedikuar Gerard Pique dhe partneres së tij, Clara Chia Marti. Ankesa ka ardhur përmes rrjeteve soci...

15:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI