Flash

Derbi i Londrës është i Arsenal: Lloris tradhëton Conte, Odegaard likuidon Tottenham

Lapsi.al 15 January 2023
Derbi i Londrës është i Arsenal: Lloris tradhëton Conte,

Arsenal mban në distancë ndjëkësin më të afërt dhe bën të vetin derbin e Londrës. Gunners mposhtën 0-2 Tottenham në shtëpinë e Conte, duke u ngjitur tani në 47 pikë pas 18 javëve të para. Autogoli i Lloris dhe goli i Odegaard nuk i lanë asnjë shpresë Spurs, pesë pikë larg zonës Champions.

Është një Arsenal i formatit “të pathyeshëm”. Gunners fituan Derbin e Londrës së Veriut kundër Tottenhamit me rezultatin 2-0. Në pjesën e parë të dominimit absolut, skuadra e Arteta kaloi në avantazh në minutën e 14'. Saka hyri në zonë nga e djathta dhe dërgoi krosin në zonën e vogël, me Lloris që ndërhyri, por në mënyrë sensacionale e dërgoi topin në portën e tij. Anësori anglez i miqve u bë protagonist edhe në minutën e 36', kur shërbeu për Odegaard në hyrje të zonës. Norvegjezi goditi saktë me të majtën dhe mposhti Lloris në këndin e poshtëm për rezultatin 2-0.

Lexo më tej: Video/ Newcastle fiton, sepse rregullorja anulon golin me penallti të Mitrovic: Havertz kthen Chelsea te suksesi

Në pjesën e dytë vendasit u futën në fushë me një frymë tjetër. Kulusevski dhe Kane morën përsipër Spurs, duke krijuar disa raste të shkëlqyera. Ramsdale u ngjit në katedër dhe neutralizoi çdo përpjekje të kundërshtarit. Përfundoi 2-0 për Gunners. Fitorja e pesëmbëdhjetë në këtë Premier League për Arsenal, që ngjitet në 47 pikë dhe +8 ndaj Manchester City. Tottenhami i Contes mbetet i mbërthyer në 33 pikë. Në fund edhe momente tensioni ku protagonist ishte Granit Xhaka. Një tifoz hyri në fushë në përfundim të ndeshjes mes Tottenham e Arsenal dhe ka provuar të godasë lojtarët e “Gunners”. Menjëherë në mbrojtje ka dalë  Xhaka, i cili si një kapiten i vërtetë u nis për tu përballur  me invazorin. U desh ndërhyrja e teknikut Arteta, për të larguar shqiptarin nga fusha.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI