Flash

Kim Kardashian reagon ndaj martesës së Kanye me stilisten

Lapsi.al 15 January 2023
Kim Kardashian reagon ndaj martesës së Kanye me stilisten

Kim Kardashian ka reaguar ndaj martesës së Kanye West me stilisten e tij, Bianca Censori.

Disa burime kanë treguar për 'Page Six' se Kim nuk e ka pritur mirë lajmin. "Ajo e ka përbuzur prej kohësh stilisten pa asnjë arsye të dukshme. Kim e urren atë. Ajo është e bukur. Dhe Kim i urren vajzat e bukura.”

Censori ka punuar në kompani - ku West mbikëqyr projekte të ndryshme të modës dhe dizajnit - për disa vite. Ai është një adhurues i zjarrtë i arkitekturës dhe ka riparuar në mënyrë dramatike një numër ndërtesash.

TMZ raportoi të premten se së fundmi ata u martuan në një ceremoni private martese, megjithëseata nuk morën një certifikatë martese për ta bërë bashkimin të ligjshëm. Më vonë ata u panë me unaza martese në Waldorf Astoria në Beverly Hills të hënën.

Sipas Daily Mail, dyshja shkuan në një muaj mjalti në  Amangiri në Rrethin e Madh të Parqeve Kombëtare dhe Monumenteve në Utah javën e kaluar. Martesa vjen vetëm dy muaj pasi ai dhe Kardashian finalizuan divorcin e tyre. Ata u martuan  në Firence të Italisë në vitin 2014./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/27/kim-kardashian-bashkeprinderimi-me-kanye-i-veshtire/

Të këshilluara

Ndodh puthja e parë në Big Brother

Amos Zaharia dhe Dea Mishel janë parë si një çift i mundshëm brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Së fundmi kemi të reja nga raporti i tyre. Amos dhe Dea kanë...

16:46

Shakira akuzohet për plagjiaturë

Shakira po përballet me një akuzë për plagjiaturë për këngën dedikuar Gerard Pique dhe partneres së tij, Clara Chia Marti. Ankesa ka ardhur përmes rrjeteve soci...

15:00

Dr Dre shet katalogun e tij muzikor

Dr Dre  është afër një marrëveshjeje për të shitur katalogun e tij muzikor për më shumë se 200 milionë dollarë. Dre thuhet se po përgatitet për t'ia dorëzuar...

13:21

Ndahet nga jeta vajza e Elvis Presley

Lisa Marie Presley ka ndërruar jetë  në moshën 54-vjeçare. Lajmi u bë  i ditur nga nëna e saj, Priscilla Presley. “Me zemër të rëndë duhet të ndaj lajmin shk...

13:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI