Flash

Tragjedi në Nepal, 40 viktima nga rrëzimi i një avioni

Lapsi.al 15 January 2023
Tragjedi në Nepal, 40 viktima nga rrëzimi i një avioni

Rrëzimi i një avioni pasagjerësh në Nepal ka lënë të vdekur të paktën 40 persona. “Yeti Airlines” u rrëzua në Pokhara të Nepalit perëndimor.

Sipas BCC, në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Operacioni i kërkim-shpëtimit në vend ka nisur punën për gjetjen e trupave të zhdukur.

Rreth 200 ushtarë nepalezë janë përfshirë në operacion në vendin e rrëzimit në grykën e lumit Seti, vetëm një kilometër e gjysmë nga aeroporti i Pokhara.

Videot e postuara në rrjete sociale tregojnë pamjet e avionit që po fluturonte ulët mbi një zonë të populluar përpara se të bie.

Ndërkohë, Kryeministri i Nepalit Pushpa Kamal Dahal ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit pas rrëzimit të avionit, ndërsa aeroporti aktualisht është i mbyllur.

ATR72 është një aeroplan turboprop me dy motorë, i përdorur gjerësisht, i prodhuar nga një sipërmarrje e përbashkët e Airbus dhe Leonardo e Italisë. Yeti Airlines ka një flotë prej gjashtë avionësh ATR72-500.

Aksidentet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë Everestin, pasi moti mund të ndryshojë papritur dhe të krijojë kushte të rrezikshme.

Të këshilluara

Gjermania do të importojë gaz nga Iraku

Në kërkim të zëvendësimit të gazit rus kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz angazhohet për furnizimet me gaz nga Iraku. Ndërsa në Irak shpresohet për investimet g...

09:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI