Flash

Dybala e Oriana fluturojnë në Madrid te Morata: janë kumbarët e vogëlushes Bella

Lapsi.al 16 January 2023
Dybala e Oriana fluturojnë në Madrid te Morata: janë
Disa miqësi shkojnë përtej fushës. Paulo Dybala dhe Alvaro Morata, ish-shokët e skuadrës te Juventus, e dinë mirë këtë. Pavarësisht ndërrimit të fanellave të të dyve, ata kanë qëndruar gjithmonë në kontakt. Ka patur gjithnjë një raport shumë të mirë mes të dyve, që është ruajtur edhe tani që nuk luajnë në të njëjtin kampionat. Siç dëshmohet nga vizita e Joya në Spanjë për të përshëndetur vajzën e porsalindur të Alvaros, Bella. Argjentinasi kampion bote, ka përfituar nga dy ditë pushimi të dhënë nga tekniku Mourinho. Kështu, Dybala fluturoi me të dashurën e tij Oriana Sabatini në Madrid për të vizituar jo vetëm vogëlushen, por edhe gruan e Morata, Alice Campello. Lexo më tej: Ankth në familjen Morata: lind fëmija e katërt, komplikohet shëndeti i Alice, në terapi intensive Në fakt, pak pas lindjes, partnerja e sulmuesit të Atletico u shtruar në terapi intensive për disa komplikacione. Por më pas situata u zgjidh për mirë dhe gjithcka është në rrjedhën e duhur. Dybala dhe Oriana Sabatini do të jenë kumbarët e vogëlushes Bella. E në Instagram kampioni i verdhekuqve tregoi të gjithë emocionin e tij duke marrë vogëlushen në krahë. “Nuk mund ta besoni”, ka shkruar Paulo, duke postuar një foto të tij me vogëlushen.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI