Flash

OKB: Ngadalësimi ekonomik do t’i shtyjë punëtorët në punë më të këqija

Lapsi.al 16 January 2023
OKB: Ngadalësimi ekonomik do t’i shtyjë punëtorët

Ngadalësimi ekonomik global do t’i detyrojë më shumë punëtorë që të pranojnë punë që paguhen më pak më 2023, kanë paralajmëruar të hënën Kombet e Bashkuara.

Teksa çmimet rriten më shumë sesa të hyrat, kriza e kostos së jetesës është duke shtyrë më shumë njerëz drejt varfërisë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Punë Ndërkombëtare.

Sipas saj, niveli i papunësisë në botë pritet të rritet. Si shkaqe për një situatë të tillë është përmendur lufta e Rusisë në Ukrainë, tensionet gjeopolitike dhe rimëkëmbja nga pandemia e koronavirusit.

“Së bashku, ato kanë krijuar kushte për inflacion të lartë dhe rritje të ulët ekonomike – për herë të parë prej vitit 1970”, ka thënë agjencia në raportin e saj vjetor.

Vendet më të prekura, sipas të dhënave, janë ato me të hyra të ulëta dhe të mesme./REL

Të këshilluara

Gjermania do të importojë gaz nga Iraku

Në kërkim të zëvendësimit të gazit rus kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz angazhohet për furnizimet me gaz nga Iraku. Ndërsa në Irak shpresohet për investimet g...

09:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI