Flash

Darka e rezervuar në Londër: Al Khelaifi e Momo Salah japin detajin e pashmangshëm

Lapsi.al 17 January 2023
Darka e rezervuar në Londër: Al Khelaifi e Momo Salah japin detajin e

PSG do të ketë një treg transferimi të matur në janar. Asnjë çmenduri, sepse skuadra tani për tani është mirë. E mbi të gjitha sepse rregullat e fair-play financiar nuk e lejojnë këtë. E trajneri Galtier ishte gjithashtu i qartë: “Ne do të bëjmë blerje vetëm në rast largimi”. Në këto orë shitja e Sarabia te wolverhampton mund të materializohet. E drejtuesit tashmë po hetojnë merkaton. Krejtësisht normale, nëse nuk do të ishte një foto që u bë virale në rrjetet sociale. Një foto që nxit të gjitha spekulimet e mundshme, sepse portretizon së bashku presidentin Al Khelaifi dhe kampionin e Liverpoolit, Momo Salah.

Lexo më tej: Firma, për 400 mijë paund në javë, në Mykonos: Salah bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpool

Shkrepja është e disa ditëve më parë dhe është marrë në një restorant në Londër. Mjaftoi ajo që mediat sociale të ekzaltohen dhe të ushqejnë lajmet e merkatos në Angli. Në tavolinë dallohen Al Khelaifi dhe nga pas Momo Salah, i identifikuar nga prerja tipike e flokëve dhe xhupi. Një foto që mund të jetë fillimi i një operacioni, ndoshta jo për janarin, por për qershorin. Në fakt, sulmuesi i intereson shumë PSG-së, që pas Botërorit të Katarit do të kthehet në qendër të politikave investuese të fondit sovran të Dohas, Qsi, i drejtuar nga vetë Al Khelaifi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI