Flash

Inzaghi replikon ndaj kritikave të Sacchi: “As nuk i përgjigjem, i takon direkt të interesuarve të vendosin kë të dëgjojnë”

Lapsi.al 17 January 2023
Inzaghi replikon ndaj kritikave të Sacchi: “As nuk i përgjigjem,

Pak më shumë se 24 orë deri nga derbi mes Milan dhe Inter, i vlefshëm për finalen e Superkupës së Italisë e tensionet janë prezent. Ndeshja e planifikuar për nesër në orën 20:00 në Riad, përball dy skuadra që vijnë nga një moment vështirësie në kampionat. Pioli dhe Inzaghi, sidoqoftë, janë gati për betejë. Kuqezinjtë duhet të ringrihen pas barazimit në Leçe dhe eliminimit nga Kupa e Italisë. Ndërsa zikaltërve ende i djeg barazimi në Monza, që megjithatë u pasua me fitoren ndaj Parmës dhe Veronës. Në orët e fundit, loja e Interit ka qenë objekt kritikash nga Arrigo Sacchi dhe, në këtë kuptim, ka ardhur edhe përgjigja e teknikut Inzaghi.

Simone Inzaghi foli në konferencën për shtyp dhe prezantoi ndeshjen e nesërme: “Na pret një ndeshje e rëndësishme, e dimë se do të luajmë kundër një skuadre të madhe. E prandaj do të na duhet Interi më i mirë”. Më pas, për formën e skuadrës së tij, tekniku pohoi: “Ka lodhje, e pashmangshme kur luan çdo tre ditë. Por ne po e përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme”. Inzaghi më pas analizoi momentin delikat tek zikaltrit: “Ne e nisëm mirë vitin 2023, pa barazimin në Monza do të kishim bërë një ecuri të qartë. Por skuadra luajti ndeshje të mira dhe jam i sigurt për nesër dhe angazhimet e ardhshme”.

Lexo më tej: Shkëmbim spektakolar në aksin Barcelona-Inter: Memphis zikaltër e Correa blaugrana, pengesë është Xavi

REPLIKA E INZAGHI NDAJ SACCHI

Pra, të kthehemi te Superkupa: “Nesër është një finale dhe për ne vlen shumë. Ne jemi mbajtës të trofeut dhe duam ta mbrojmë atë. Është një sfidë që në një mënyrë apo tjetër do të kushtëzojë pjesën e mbetur të sezonit. Për më tepër, ka një dëshirë për hakmarrje pas derbit të fundit të humbur në mënyrë të pamerituar”. Gjatë konferencës për shtyp, trajneri piacentin foli për kritikat e Arrigo Sacchi për lojën e Inter: “As nuk do të përgjigjem. Të gjithë janë të lirë të shprehin mendimin e tyre. U takon atyre që janë drejtpërdrejt të interesuar të vendosin se si dhe kë të dëgjojnë”. Një mesazh direkt për lojtarët e tij, si për t'i kujtuar, të fokusohen vetëm te loja.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI