Flash

Pioli "siluron" Inter në vigjilje të Superkupës Italiane: “Ata kanë dobësitë e veta”

Lapsi.al 17 January 2023
Pioli "siluron" Inter në vigjilje të Superkupës

Milan bëhet gati për takimin e rëndësishëm në Riad. Kuqezinjtë do të luajne finalen e Superkupës së Italisë përballë Inter, në një derbi elektrizues. Një sfidë thelbësore për të dy formacionet, që për skuadrën e Pioli përkon edhe me një mundësi ringritje pas eliminimit nga Kupa e Italisë dhe barazimit në kampionat me Lecce. Në konferencën për shtyp, trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli, iu përgjigj kritikave ndaj skuadrës së tij.

“Nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme ndaj një skuadre të madhe. Një trofe është në lojë dhe ne duam ta fitojmë”. I qartë në objektiva Pioli, që është ndalur edhe në javën e fundit: “Nuk ishte nga më të mirat. Por derbi, për më tepër në një finale, është gjithmonë një ndeshje më vete. Pjesa tjetër nuk vlen asgjë”. Ajo kundër Inter është një mundësi, sipas trajnerit të Milanit, për t'u përmirësuar edhe për nga karakteri: “Duam të luajmë një ndeshje të shkëlqyer për t'i dhënë vazhdimësi rrugës sonë. E për t'u rritur më tej në aspektin e mentalitetit fitues”.

Lexo më tej: Superkupa/ Inzaghi për rekordin e strategëve Capello e Lippi: Pioli për tu përsëritur pas titullit

Gjatë konferencës, trajneri kuqezi ndërhyri për kritikat e bëra ndaj ekipit ditët e fundit: “Milani nuk është i uritur? Këto janë klishe dhe futbolli është plot me to. Nuk më habisin kritikat, në një kuptim apo në një tjetër nuk ka kurrë një balancë”. Më pas, në lidhje me ndeshjen tekniku kuqezi vazhdoi të ndërtojë strategjinë e tij: “Edhe Interi ka dobësi dhe ne duhet të jemi të mirë në shfrytëzimin e tyre. Humbet vetëm kur nuk luan me cilësi”. Në përfundim, Pioli u shpreh i sigurt për të nesërmen: “Milani nuk është ai në pjesën e parë kundër Lecce. Jemi të rinj dhe jemi të uritur për fitore”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI