Flash

Superkupa/ Inzaghi për rekordin e strategëve Capello e Lippi: Pioli për tu përsëritur pas titullit

Lapsi.al 17 January 2023
Superkupa/ Inzaghi për rekordin e strategëve Capello e Lippi: Pioli

Bilanci i përplasjeve mes Simone Inzaghi dhe Stefano Pioli është në favor të zikaltërve. 7 fitore kundër 5 të trajnerit kuqezi, me 4 barazime. Në favor të Interit janë edhe rekordi i shkëlqyer në ndeshjet teke. Një inkurajim i mirë drejt derbit të Superkupës së Italisë në Riad. Inzaghi, pas suksesit të arritur ndaj Juventusit një vit më parë, e ka fituar tre herë këtë turne. Tekniku zikaltër po ndjek tashmë një rekord: Superkupën e tij të katërt personale. Kjo do ta lejonte atë të barazonte rekordmenët Marcello Lippi dhe Fabio Capello. Për të marrë këtë rekord, ai duhet të shpresojë që Interi i tij të mposhtë Milanin, që nuk e ka fituar këtë trofe që nga dhjetori i 2016-ës.

Lexo më tej: Lautaro zhyt Veronën: Inter nuk shkëlqen, por arrin Juventus në vendin e tretë

Inzaghi, në total, ka humbur vetëm një finale, atë të Kupës së Italisë 2016-17. Tekniku i Inter ka ngritur në qiell kupën kombëtare në sezonin 2018-19. Si dhe Superkupat e Italisë në edicionet 2017 dhe 2019, me Lazion. Këtyre trofeve ai i shtoi Superkupën italiane të vitit 2021 dhe Kupën e Italisë 2021-22 si trajner i Interit. Inzaghi u bë kështu trajneri më i suksesshëm përpara se të kalonte vijën e finishit prej 250 pankinash në Serie A.

Lexo më tej: Video/ Lecce e pakalueshme për Milan: rikuperimi i dy golave në pjesën e dytë nuk mjafton, arratiset Napoli

Nga ana tjetër, Pioli ka humbur gjithmonë në dy rastet në të cilat si trajner i Lazios ka arritur në aktin e fundit të një kompeticioni. Tekniku kuqezi dështoi në finalen e Kupës së Italisë 2014-15 dhe Superkupën e Italisë 2015-16. Megjithatë, ai mund të mburret me titullin që i mungon Inzaghit: kampionati i fituar një vit më parë në krye të kuqezinjve të Milanit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI