Flash

Djali i Ronaldinho nuk ka ngjarë nga i ati: prova te Barcelona nuk shkoi mirë, ndërhyn presidenti Laporta

Lapsi.al 18 January 2023
Djali i Ronaldinho nuk ka ngjarë nga i ati: prova te Barcelona nuk shkoi

Ai quhet Joao de Assis Moreira, futbollistikisht është Joao Mendes, por për të gjithë është vetëm djali i Ronaldinho. E nipi i Roberto de Assis, vëllai dhe menaxheri i brazilianit të famshëm, edhe ai një ish-futbollist. Djali është 17 vjeç dhe aktualisht është në provë te Barcelona.

PROVË E STËRZGJATUR

Joao Mendes po luan me “Juvenil”, formacionin që i hap dyert ekipit të parë, edhe më shumë se “filialit”, Barça B. Djaloshi mbërriti në San Joan Despí një javë më parë, me një rekomandim të veçantë. Për të ka ndërhyrë presidenti Joan Laporta, mik i ngushtë me Ronaldinho. Numri një i Barcelonës ka kërkuar që djali, i cili është liruar nga Cruzeiro, të ndiqet me vëmendjen maksimale. Përshtypja e parë e teknikëve të La Masías nuk ishte shumë pozitive. Atëherë Laporta kërkoi një analizë teknike shtesë. Idea është t'i jepet Joas Mendes pak më shumë kohë për të bindur drejtuesit e Juvenil për cilësitë e tij. Presidenti do të ishte i kënaqur të merrte në krah djalin e lojtarit simbol të mandatit të tij të parë. E për këtë arsye audicioni i Joao Mendes po zgjatet.

Lexo më tej: Jeta e çmendur e Ronaldinhos në Meksikë: “Në Cancún me avion privat, kurrë nuk stërvitej të hënën…”

QENDËRSULMUES

Djali ishte bashkuar me Cruzeiro, nën një emër të rremë për të shmangur spekulimet. E mbi të gjitha pritshmëritë e ekzagjeruara, kur ishte 14 vjeç. Ai është mëngjarash, 1.78 i gjatë dhe është qendërsulmues. E ëma është Janaínna Natielle Mendes, e vetmja grua me të cilën Ronaldinho pati një fëmijë. Joao ka lindur më 25 shkurt 2005, në kohën e lavdishme të babait të tij te Barcelona. Për një muaj ai mbush 18 vjeç dhe do të donte ta festonte i veshur me blaugrana.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI