Flash

Meryl Streep, pjesë e sezonit të tretë të Only Murders in the Building

Lapsi.al 18 January 2023
Meryl Streep, pjesë e sezonit të tretë të Only Murders

Selena Gomez ka zbuluar së fundmi se Meryl Streep do të jetë pjesë e sezonit të  ardhshëm të Only Murders in the Building.

Gomez shkoi në Instagram për të ndarë një video në të cilën ajo ishte e ulur mes dy aktorëve Steve Martin dhe Martin Short. "Djema! Jemi në xhirime! Sezoni 3! Banda është kthyer", thotë artistja ndërsa kthen kamerën për të treguar dhe Andrea Martin dhe Paul Rudd.

"Epo, unë mendoj se mund të bëhet pak më mirë," tha Rudd ndërsa Gomez tregon Streep. Martin postoi gjithashtu në Twitter një foto të tyre duke buzëqeshur dhe  përqafuar së bashku."Xhirimet e sezonit 3 të kanë filluar! Një kast i mahnitshëm," shkroi aktori në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë në një intervistë për Et, producenti i shfaqjes, Dan Fogelman foli për personazhet e rinj. "Gjithçka që do të them është se dyert hapen për ju kur keni Steve Martin, Martin Short dhe Selena Gomez në shfaqjen tuaj televizive dhe nëse ata bëjnë disa telefonata për ju," vuri në dukje ai duke qeshur.

Sezoni i parë dhe i dytë, Only Murders in the Building po transmetohet tani në Hulu. Platforma e transmetimit nuk ka njoftuar zyrtarisht se kur do të publikohet sezoni 3./Lapsi.al

Të këshilluara

Përse u arrestua Greta Thunberg

Aktivistja e klimës Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjermane në një protestë për zgjerimin e një miniere qymyri në fshatin gjerman perëndimor të Lütz...

12:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI