Flash

Ndërron jetë personi më i vjetër i njohur në botë

Lapsi.al 18 January 2023
Ndërron jetë personi më i vjetër i njohur në botë

Murgesha franceze Motra André, personi më i vjetër i njohur në botë, ndërroi të martën në moshën 118-vjeçare në qytetin jugor të Toulon.

Kryetari i bashkisë së qytetit njoftoi lajmin për vdekjen e saj në Twitter, duke shkruar se “me trishtim dhe emocion të pamasë mësova sonte për ndarjen nga jeta të personit më të vjetër në botë #MotraAndré”.

Zëdhënësi i murgeshës, David Tavella, tha:

“Trishtim i madh, por ajo donte të ndodhte, ishte dëshira e saj të bashkohej me vëllain e saj të dashur. Për të është liri”, tha Tavella.

E lindur si Lucile Randon më 11 shkurt 1904, motra André ia kushtoi pjesën më të madhe të jetës së saj shërbimit fetar, sipas një deklarate të lëshuar nga Guinness në prill 2022.

Para se të bëhej murgeshë katolike, ajo kujdesej për fëmijët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas kaloi 28 vjet duke u kujdesur për jetimët dhe të moshuarit në një spital.

Ajo ishte gjithashtu murgesha më e vjetër që ka jetuar ndonjëherë, sipas Guinness.

Të këshilluara

Elon Musk thyen rekordin Guinness

Elon Musk ka thyer së fundmi Rekordin Botëror Guinness për humbjen më të madhe të pasurisë. Autoriteti i rekordeve tha se bashkëthemeluesi i Tesla kishte pës...

14:45

Telefonat që nuk e suportojnë më Whatsapp

Si çdo vit, WhatsApp , platforma më e përdorur e mesazheve në botë, heq shërbimin nga një seri pak a shumë e gjatë modelesh të vjetra smartphone. Në veçanti, pë...

14:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI