Flash

Video/ Inter feston në Riad Superkupën: Milan shembet 3-0 nën goditjet e Dimarco, Dzeko e Lautaro

Lapsi.al 18 January 2023
Video/  Inter feston në Riad Superkupën: Milan shembet 3-0 nën

Inter triumfon në edicionin e 35 të Superkupës së Italisë, i dyti radhazi dhe i shtati në historinë e tij. Në Riad (Arabia Saudite), zikaltrit mposhtën Milan 3-0 në një ndeshje pa histori. Në minutën e 10' Dimarco zhbllokoi ndeshjen, duke marrë një asist nga Barella në shtyllën e dytë. Dzeko dyfishoi epërsinë në minutën e 21', duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes kuqezi. Skuadra e Inzaghi kontrolloi reagimin e Milan në pjesën e dytë dhe mbylli historinë në minutën e 77'. Një e djathtë e shkëlqyer e Lautaro Martinez vulosi trisin. Në minutën e 92' traversa e Rebiç ishte shumë pak për një Milan të shuar. Për Inzaghi është triumfi i katërt, një rekord i ndarë me Marcello Lippi dhe Fabio Capello.

[video width="1016" height="548" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Dimarco.mp4"][/video]

Inter ngre në qiellin arab Superkupën e Italisë, trofeu i tretë në 12 muajt e fundit. Përkeqësohet kriza e Milan, që ka nisur shumë keq vitin 2023. Buzëqesh Inzaghi, Mbreti i Superkupave: tashmë janë katër në palmaresin e tij e në finale fiton gjithmonë. Në King Fahd International Stadium në Riad nuk pati praktikisht ndeshje. Zikaltrit kaluan në avantazh të dy golave, me Dimarco dhe Dzeko. Në harkun e 11 minutave (nga 10' deri në 21'), ndeshja u duk e vendosur. Më pas ata kontrolluan reagimin e kundërshtarit, për të thënë të vërtetën asnjëherë në lojë. Pioli do të kthehet në Itali plot shqetësime dhe pikëpyetje. Tekniku shpresonte në një reagim pas daljes nga Kupa e Italisë dhe dy barazimeve në kampionat. E përkundrazi u dërrmua si në derbin e kthimit të Kupës së Italisë sezonin e kaluar.

[video width="1016" height="548" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Dzeko.mp4"][/video]

PIKA E KTHESËS NË KAMPIONAT

Shumë keq në mbrojtje (9 gola të pësuar në 5 ndeshjet e fundit), me shumë gabime dhe hapësira të dhëna. Tashmë java e fundit e fazës së parë në fushën e Lazio është shqetësuese. Ndërsa, Inter me një tjetër trofe në vitrinën e tij do të kërkojë suksesin me Empolin të hënën. Ai në Arabinë Saudite mund të jetë suksesi i kthesës përfundimtare të sezonit, me kusht që Napoli të ngadalësojë ritmin.

[video width="1016" height="548" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/lautaro.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI