Flash

Video/ Lineker komentonte ndeshjen direkt në BBC me rënkime "hot" në sfond: "sabotazhi" e bën të qeshë

Lapsi.al 18 January 2023
Video/ Lineker komentonte ndeshjen direkt në BBC me rënkime
Rënkime dhe tinguj të pangatërrueshëm "të nxehtë". Kjo ndodhi gjatë transmetimit para ndeshjes së FA Cup mes Wolverhampton dhe Liverpool. Gjatë prezantimit televiziv të ndeshjes (1-0 për Reds), ish-sulmuesi anglez Gary Lineker u vu në siklet përballë të ftuarve të pranishëm në studio: Paul Ince dhe Danny Murphy dhe në lidhje direkt Alan Shearer. Në sfond dëgjohej një audios me përmbajtje qartësisht seksuale gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Dukshëm në siklet, por edhe duke qeshur, Lineker komentoi 'Nuk e di kush e bën këtë zhurmë'. Ai ishte në lidhje me ish-futbollistin dhe flamurin e Newcastle United, Alan Shearer, komentator i ndeshjes në stadiumin Molineux. “Ndoshta dikush po i dërgon diçka në telefonin e dikujt tjetër. Nuk e di nëse është dëgjuar nga shtëpia”, vazhdoi drejtuesi për të thyer klimën e sikletit. Lexo më tej: Arbitri nxjerr në ankand topin e “Dorës së Zotit”, tërbohet Lineker: “Përfitim nga gabimi më i madh i historisë”

ZBULOHET SI NDODHI SABOTAZHI

Ndërkohë, BBC u ka kërkuar falje ndjëksve të tij për audion: "Kërkojmë falje për të gjithë shikuesit që u ofenduan gjatë këtij momenti. Po hetojmë se si mund të ketë ndodhur diçka e ngjashme", ky është komenti i transmetuesit britanik. Audio me rënkime të qarta seksuale e transmetuar drejtpërdrejt gjatë FA Cup, me sa duket ka qenë një sabotim. Ai është kryer nëpërmjet një telefoni celular të ngjitur në pjesën e pasme të studios, siç shpjegon vetë Lineker në Tëitter. Më pas, ish-futbollisti postoi një foto të një smartphone në llogarinë e tij duke shpjeguar se ai ishte gjetur “i ngjitur në pjesën e pasme të studios”. “Ishte gjëja më qesharake që më ka ndodhur vitet e fundit”, ishte komenti i tij.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI