Flash

Video/ Suarez tre gola në 38 minuta e një trofe: Pistolero pushton Brazilin në debutim

Lapsi.al 18 January 2023
Video/ Suarez tre gola në 38 minuta e një trofe: Pistolero pushton
I mbërritur në Brazil si lojtar i lirë pas një qëndrimi të shkurtër në atdhe me Nacional, Luis Suarez lë pas zhgënjimin në Katar me Uruguain, me një prezantim ëndërrash me tifozët e tij të rinj të Gremios. Në fakt, ish-sulmuesi i Barcelonës bëri debutimin e tij me Immortal Tricolor me një trigolësh. Pistolero mbylli historinë e ndeshjes në 38 minuta, duke fiksuar rezultatin 4-1 ndaj Sao Luiz. Një triumf që i dha Pistolero trofeun e Recopa Gaucha. Bëhet fjalë për Superkupën që luhet mes fituesit të kampionatit të shtetit Gaucho 2022 dhe atij triumfues në kupë. Lexo më tej: Video/ Eliminimi i Uruguaj, fajësohet arbitrimi: Cavani kap me grushte monitorin VAR: “Nuk na respektojnë”

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI