Flash

Ferrari, shtëpi luksi e 100 mijë paund për një shishe shampanjë: Micah Richards rrëfen jetën e tij si futbollist

Lapsi.al 19 January 2023
Ferrari, shtëpi luksi e 100 mijë paund për një shishe

Micah Richards ishte një meteor në elitën e futbollit. Ai luajti me Manchester City, u thirr me kombëtaren, luajti për Fiorentinën në sezonin 2014-15 e shënoi edhe një gol. Pastaj asgjë. Që nga viti 2019, në moshën 31-vjeçare, Richards i vari këpucët në gozhdë, pasi kishte qëndruar jashtë fushës për mjaft kohë me dëmtime të ndryshme në gju. Tani ish-mbrojtësi i krahut ka filluar të jetë një opinionist për transmetuesin britanik BBC. Ai ndërvepron edhe për media të tjera e ka kuptuar flluskën në të cilën jetonte si futbollist profesionist.

Në një intervistë të fundit me TheAtletic të raportuar nga Daily Mail, Richards flet për marrëdhënien e tij me paratë dhe suksesin. Por edhe për vështirësinë që kishte për të dalë nga flluska ku hyri, pas pagave të para në kohën e City.

RICHARDS: “MË IKU MENDJA PAS RROGËS SË PARË”

“Imagjinoni të fitoni 500 £ në javë dhe të shkosh pastaj në 5,000 £ dhe më pas në 50,000 £. Pastaj vijnë bonuset, paratë për paraqitje, një bonus nënshkrimi, që shpërndahen në kontratë… Më kujtohet kur mora një rrogë 250 mijë paund për një muaj. Isha në qendrën sportive, pashë fletëpagesën time dhe e para që mendova ishte 'wow, si është e mundur kjo?'. Çfarë do të bënit në vendin tim? Unë e di se çfarë kam bërë, shkova menjëherë të blej një Ferrari. Unë kisha tashmë një Range Rover dhe një Aston Martin, por mendova se ishte koha për të blerë një Ferrari. Së pari një F430 dhe më pas një 458 Speciale. Pastaj fillova të kërkoja një shtëpi. Bleva një për 3 milionë, me shtatë dhoma gjumi. Vendi ku unë jetoja ishte tashmë i mirë, por kështu funksionon kur je futbollist. Ka gjithmonë një garë se kush ka shtëpinë më të mirë apo makinën më të mirë, kështu që gjithmonë dëshiron më shumë”.

Pastaj një natë në Shtetet e Bashkuara Richards e gjeti veten duke shpenzuar 150,000 dollarë për shampanjë, 100,000 dollarë për një shishe dhe pjesën tjetër bakshish. Që aty e kuptoi se kishte një problem. Nëse do të vazhdonte të jetonte me këtë ritëm, shumë shpejt do ta gjente veten pa para. Richards u kthye në Angli dhe filloi të rregullonte stilin e jetës së tij. Ai ka ende keqardhjen për atë që mund të kishte qenë karriera e tij nëse do të ishte kthjelluar më herët. Por më mirë vonë se kurrë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI