Flash

Skandal pas skandali/ Si i është qepur Monika Kryemadhi grabitësve me inceneratorët

Lapsi.al 19 January 2023
Skandal pas skandali/ Si i është qepur Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka dhënë një shembull, se si duhet të sillet një politikan që do ti shkojë deri në fund zbulimit të një skandali. Provat me zë dhe figurë që solli ajo para publikut për mënyrën se si vidhet pothuajse gjysma e shumës prej 29 euro për çdo ton mbetje të depozituar në Sharrë, në çdo vend normal do kishte shpënë një mori zyrtarësh pas hekurave.

Përmes gjurmimit filmik prej 182 ditësh me dron, duke ndjekur itenerarin e një qeseje fosforeshente të vendosur në një kazan plehrash nga vetë Kryemadhi, publiku mësoi qartë se në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces, qoftë ndarja e plehrave në burim apo qoftë seleksionimi i tyre për riciklim. Aty kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Për të njëjtin proces, Bashkia e Shkodrës e paguan landfillin e Bushatit vetëm 1600 lekë për ton. Pra nuk duhet shumë aftësi matematikore për të arritur në përfundimin, se me plehrat që mbledh bashkia Tiranë, vidhen 15 euro për çdo ton. Pra me një llogari të përafërt gati gjysma e 50 milionë eurove që buxheti i shtetit i ka paguar deri më tani bosëve në arrati të inceneratorëve.

Lexo me tej:

Afera e djegësave/ Kryemadhi nxjerr zbuluar Ramën, si po vidhen 15 euro për ton 

Duke nxjerrë këtë skandal me prova dhe filmime, deputetja e PL e ka mbështetur idenë e saj se këtu kemi të bëjmë me një mashtrim të organizuar, duke demostruar edhe sinkronet e Ramës dhe Veliajt që gënjejnë para komisionit hetimor duke thënë se 29 eurot paguhen për tre proceset, ndarje në burim, seleksion për riciklim dhe më pas groposje. “Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë para drejtësisë”, tha Kryemadhi.

Por ky nuk është denoncimi i vetëm i këtij skandali. Që prej kohës kur ishte kryetare e LSI, Kryemadhi i qe qepur me bukë në trastë bosëve të inceneratorëve dhe shtetarëve që firmosnin për ta, në këmbim të favoreve. Që para zgjedhjeve ajo zbuloi mënyrën se si i ishin kaluar paratë, afro 3 milionë euro, Lefter Kokës përmes kompanive fiktive dhe se si kompesohej ish deputeti Alqi Bllako duke i paguar të atin pensionist me 10 milionë lekë në muaj. Të dy deputetët përfunduan në qeli pas zbulimit të këtyre fakteve.

Lefter Koka në pranga për aferën e inceneratorëve/ Janë disa të arrestuar!

Por nëse deri këtu gjithçka mund të konsiderohej si një hakmarrje vëllavrasëse mes vëllezërve armiq të LSI, Kryemadhi nuk u ndal me kaq. Targeti i saj i radhës u bë ministrja aktuale e Bujqësisë, që në kohën kur ishte drejtoreshë e AZHBR, i kishte qerasur me një serë të financuar me fondet e BE bosët e inceneratorëve.

Dhe një ministre në aferën e inceneratorëve/ Ku i çoi Frida Krifca fondet e BE

Natyrisht një tabelë e përhershme qitjeje ka qenë edhe Erion Veliaj dhe firma e tij e paligjshme, duke tejkaluar kompetencat e Këshillit bashkiak, për të dhënë pëlqimin për ngritjen e inceneratorit të Tiranës. 

Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn

Ndërsa verën që shkoi, sërisht Monika Kryemadhi u bë epiqendra e një denoncimi që shokoi opinionin publik duke zbuluar barinj, emigrantë në Greqi dhe pensionistë në azile pleqsh, që figuronin si milionerë, pasi u ishte vjedhur identiteti për t'ua përdorur për krijimin e kompanive fiktive që gjoja kryenin punime që justifikonin paratë që buxheti i shtetit derdhte në arkat e bosëve të djegësave.

Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

Kështu ka ndodhur edhe me denoncimin e fundit, kur një dron ka filmuar nga korriku në janar gjithë trajektoren që kryejnë plehrat e Tiranës, në një skemë ku qytetarët paguajnë 29 euro për ton për ndarjen e mbetjeve, veçimin e atyre që janë për riciklim e më pas për kapsulimin, por ku realissht bëhet vetëm procesi i fundit, duke çuar në drejtim të paditur gjysmën e parave të dala nga buxheti.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI