Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Zelensky: Nuk jam i sigurt nëse Putin është ende gjallë

Lapsi.al 19 January 2023
Zelensky: Nuk jam i sigurt nëse Putin është ende gjallë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, se ai nuk është “plotësisht i sigurt” se Vladimir Putin është “ende gjallë”.

Duke folur përmes një lidhjeje me video, ai i tha të pranishmëve në Davos, tha se nuk dinte se me kë të bisedonte në Rusi dhe për çfarë të bisedonte.

“Nuk e kuptoj fare mirë me kë të flas dhe për çfarë. Unë nuk jam i sigurt se presidenti i Rusisë, i cili ndonjëherë shfaqet në praninë e “çelësit chroma” është me të vërtetë ai.

“Çelësi chroma” është një teknikë e efekteve vizuale që përdoret për të ndryshuar sfondin rreth videos. Disa njerëz besojnë se zoti Putin e ka përdorur atë për të falsifikuar vizitat në vende të rrezikshme dhe për të qenë i sigurt”, tha Zelensky.

Nga ana tjetër, Kremlini është kundërpërgjigjur, por pa nxjerrë të dhëna për shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha: “Natyrisht, Zelenskyy nuk do të preferonte të ekzistonte as Rusia, as Putini. Sa më shpejt të kuptojë se Rusia ekziston dhe do të ekzistojë, aq më mirë do të jetë për një vend të tillë si Ukraina.”

Kujtojmë se pas nisjes së luftës në Ukrainë, ka pasur dyshime të shumta rreth shëndetit të Vladimir Putinit, ku herë pas here kanë dalë edhe video që tregojnë për problemet e tij shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI